Home | Politics | 210 azilanë iranianë strehim në Shqipëri

210 azilanë iranianë strehim në Shqipëri

image
Strehimi i 210 shtetasve iranianë është një marrëveshje mes Shqipërisë dhe SHBA. Për këtë arsye, kryeministri Berisha priti në takim Zëvendës Ndihmës Sekretaren në Departamentin e Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në Zyrën e Çështjeve të Lindjes së Afërt, znj. Barbara Leaf, si dhe përfaqësuesin e posaçëm të Sekretarit të Përgjithshëm...

 

 

 

 

 

 

 

 

Qeveria shqiptarë do të strehojë 210 muxhahedinë me statusin e refugjatit. Janë shtetas iranianë të cilët kanë marrë mbështetje nga kryeministri Sali Berisha për t’u strehuar në Shqipëri. 210 shtetasit iranianë janë pjesëtarë të një organizate, që, deri në 21 shtator të vitit të kaluar kanë qenë në listën e organizatave terroriste të Departamentit Amerikan të Shtetit. Historia e kësaj organizate është shumë e gjatë dhe me komplikime diplomatike, ushtarake ndërkombëtare. Muxhahedin Khalik ose Organizata e Popullit Muxhahedin të Iranit, i njohur ndërkombëtarisht si MEK, e drejtuar nga marksistë islamikë, ishte mbështetëse e revolucionit islamik iranian në 1979-n, por, pas prishjes së marrëdhënieve me regjimin e ri islamik, ata u larguan në Irak dhe u morën në mbrojtje nga Sadam Hussein gjatë luftës mes Irakut dhe Iranit. Në 97-n, ata u shpallën nga Shtetet e Bashkuara si organizatë terroriste, por që prej 2003-shit, pas rrëzimit të Sadam Hussein, organizata shpalli çarmatimin dhe konsiderohet si opozita në ekzil e regjimit të presidentit iranian, Mahmud Ahmedinexhad. Me një mbështetje të fortë diplomatike në Uashington, administrata e presidentit Obama e hoqi vitin e kaluar nga lista e organizatave terroriste, pavarësisht thirrjeve të Teheranit për të mos e ndërmarrë këtë veprim.

Për largimin e tyre nga Iraku, ku janë të strehuar në një ish-bazë ushtarake amerikane, po negociohej nga Kombet e Bashkuara dhe Departamenti i Shtetit dhe, pas Parisit, ku janë vendosur drejtuesit e organizatës, deri tani vetëm Shqipëria ka marrë përsipër të strehojë anëtaret e ish-organizatës terroriste. Siç thuhet në njoftimin zyrtar të takimit të kryeministrit me zëvendës ndihmës sekretaren e Shtetit dhe zyrtare të lartë të Kombeve të Bashkuara, ky premtim i ishte dhënë Departamentit të Shtetit nga kryeministri Berisha, gjatë vizitës së Hilary Clinton në Tiranë. Me strehimin me statusin e refugjatit, qeveria shqiptare duket se ka marrë një plus që i duhet në Uashington.

 

Strehimi i 210 shtetasve iranianë është një marrëveshje mes Shqipërisë dhe SHBA. Për këtë arsye, kryeministri Berisha priti në takim Zëvendës Ndihmës Sekretaren në Departamentin e Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në Zyrën e Çështjeve të Lindjes së Afërt, znj. Barbara Leaf, si dhe përfaqësuesin e posaçëm të Sekretarit të Përgjithshëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Irakun, Ambasadorin Martin Kobler, të cilët shoqëroheshin nga përfaqësues të Komisionerit të Lartë të Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR), Zëvendësambasadori amerikan në Tiranë, z. Henry V. Jardine, si edhe diplomatë të Ambasadës së SHBA-ve në Tiranë. Pasi u ripohuan marrëdhëniet e bashkëpunimi i shkëlqyer midis SHBA-ve e Shqipërisë, biseda u ndal në kërkesën për zhvendosjen e disa individëve të grupit (Mojahedin-e-Khalq) MEK, të cilët ndodhen në Kampin e “Liria”, në Irak dhe strehimin e tyre për arsye humanitare në Shqipëri. UNHCR u ka dhënë disa rezidentëve të Kampit “Liria” statusin e refugjatit dhe po bashkëpunon me qeverinë shqiptare për tu gjetur atyre zgjidhje të sigurt, të garantuar e humane.

 

 

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Rate this article
0