Përfundon takimi i G8 në Londër
Ministrat e jashtëm të G-8 mbyllën në Londër bisedimet e tyre dyditëshe, të cilat u përqendruan kryesisht tek tensionet në gadishullin korean, kriza në Siri dhe programi bërthamor i Iranit.
Ministrat e Jashtëm të G8 do të diskutojnë të enjten në Londër krizën koreane, krizën në Siri, programin bërthamor të Iranit dhe dhunën seksuale në këto konflikte.
Sipas korrespondentëve, Japonia, e pranishme në bisedime, do të kërkojë lëshimin e një deklarate të fortë solidariteti për krizën koreane.
Koreja e Veriut ka kërcënuar ushtarakisht Korenë e Jugut, Japoninë dhe bazat amerikane në rajon, transmeton TCH.
Grupi i G8 përfshin Shtetet e Bashkuara, Britaninë, Francën, Gjermaninë, Italinë, Japoninë, Kanadanë dhe Rusinë.
Britania mban aktualisht Kryesinë e radhës të G8.
Përfundon takimi i G8 në Londër
Ministrat e jashtëm të G-8 mbyllën në Londër bisedimet e tyre dyditëshe, të cilat u përqendruan kryesisht tek tensionet në gadishullin korean, kriza në Siri dhe programi bërthamor i Iranit.
Në një komunikatë, ministrat e jashtëm dënuan kërcënimet luftënxitëse të Penianit Shteteve të Bashkuara dhe Koresë së Jugut. Ata bënë thirrje gjithashtu për më shumë ndihma humanitare për civilët në Siri.
Dje, Sekretari i Shtetit John Kerry dhe Sekretari i Jashtëm britanik William Hague dëgjuan kërkesat e opozitës siriane për më tepër ndihma ushtarake, por një zyrtar amerikan tha se ata “nuk premtuan asgjë”.
Comments (0 posted)
Post your comment