Home | Politics | Baronesha Ashton viziton Tiranën

Baronesha Ashton viziton Tiranën

image
Një proces zgjedhor të besueshëm për votuesit si dhe shmangien e retorikave të ashpra politike, ka qenë kërkesa e shprehur nga përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Europian, Chatherine Ashton.

 

 

 

 

 

 

 

Një proces zgjedhor të besueshëm për votuesit si dhe shmangien e retorikave të ashpra politike, ka qenë kërkesa e shprehur nga përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Europian, Chatherine Ashton.

 

Në një takim me Presidentin, Kryediplomatja e Bashkimit Europian u shpreh se pret që politikanët shqiptarë të tregohen të përgjegjshëm për të paraqitur alternativa dhe prioritete zgjedhore  duke respektuar etikën.

 

Catherine Ashton theksoi se ndjehet e inkurajuar nga vendosmëria e Shqipërisë në realizimin e reformave dhe nënvizoi se ndonëse rrugëtimi Europian është i vështirë, eksperienca e vendeve paraardhëse ka treguar se ai ia vlen.

 

Ndërsa, kreu i shtetit shprehu angazhimin e Shqipërisë për të përmbushur standardet e integrimit dhe përgjegjësinë për të qenë anëtare e denjë e Bashkimit Europian. Kreu i Shtetit garantoi se Shqipëria ka kapacitetet institucionale dhe infrastrukturën e nevojshme për të zhvilluar zgjedhje të lira dhe të ndershme në përputhje me standardet Evropiane, ndërsa ka shtuar se sfida e vetme për t’u kapërcyer mbetet sjellja e partive politike gjatë procesit zgjedhor dhe pas zgjedhjeve.

 

 

Përfaqësuesja për Politikën e Jashtme të BE, Catherine Ashton, në kuadër të turit të saj ballkanik ndodhet në Tiranë, ku ka zhvilluar takimet e para me Presidentin Bujar Nishani dhe kryeministrin Sali Berisha. Takimi i radhës do të jetë ai me kryetarin e Partisë Socialiste, Edi Rama.

 

Përmes këtyre takimeve, diplomatja e BE do të njihet nga afër me situatën politike ne vend dhe përgatitjen e zgjedhjeve të 23 Qershorit. Vizita e Ashton përcillet në një kohë, kur klima politike në vend është tensionuar për shkak të zhvillimeve të fundit duke nisur që nga dalja e LSi-së nga koalicioni deri tek votimi i bujshëm për zëvendësimin e anëtarit të KQZ-së Ilirjan Muho.

 

Në përfundim të takimeve, Baronesha Ashton do të japë një konferencë për shtyp.

 

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Rate this article
0