SHBA-ës, të shqetësuar për tensionin politik
Drejtori për Europën Qendrore dhe Jugore, Jonathan Moore ne mbyllje te vizites se tij ne Tirane ka deklaruar se SHBA jane te shqetesuar per tensionin e larte politik ne vend.
Drejtori për Europën Qendrore dhe Jugore, Jonathan Moore ne mbyllje te vizites se tij ne Tirane ka deklaruar se SHBA jane te shqetesuar per tensionin e larte politik ne vend.
Deklarata eshte bere gjatë një konferencë për shtyp në Ambasadën Amerikane në Tiranë, gjate se ciles Moore, bashke me shqetesimin, thekson se fokusi kryesor duhet të jetë krijimi i një klime besueshmërie në mbarëvajtjen e zgjedhjeve me qëllim që populli të ketë besim në rezultatin e këtyre zgjedhjeve parlamentare të 23 qershorit.
“Është e rëndësishme që populli të ketë besim në këto zgjedhje, të ketë besim në rezultatin e këtyre zgjedhjeve. Politika ka rënë dakord që zgjedhjet të mbahen më 23 qershor dhe ne vlerësojmë faktin që politikanët mbështesin ardhjen e vëzhguesve të huaj”, tha Moore.
Duke u shprehur per KQZ ai ka thene se do te pelqente te shihte nje anetaresi sa me te plote. “Shqipëria duhet të zhvillojë një cikël pozitiv zgjedhjesh. E njëjta pikëpamje ndahet edhe nga sekretari i Shtetit, John Kerry”.
Ai eshte ndalur edhe ne situaten sipas tij shqetesuese te krijuar me presionin ndaj deputetit Islami dhe familjes se tij, duke keshilluar te ruhet qetesia.
“Jemi të shqetësuar nga ajo që kemi parë , është niveli i lartë i tensioneve politike. Sërish me akuza për cështjen e ligjshmërisë. Dua të them se dje jam takuar dhe me z. Islami. Parimet demokratike kërkojnë, që jo vetëm të zhvillohet zgjedhje, por dhe të bëjnë zgjedhjet e tyre. Jemi të shqetësuar dhe të zhgënjyer se ka pasur presion në shtëpinë e anëtarit të Parlamentit. Duke ushtruar jo vetëm presion politik, por dhe ndaj familjes së tij”, tha Moore.
Ai ka vleresuar marrëdhëniet e mira mes dy vendeve dhe marredhenien e mire dhe transparente me udhëheqësit politik në vend.
“Mesazhi që ndava me ju është në fakt esencialisht mesazhi që ndava me ta. Pra pritja e respektimit të ligjeve, pritja e zhvillimit të një fushate zgjedhore profesionale, pjesëmarrje në zgjedhje, me qëllim të shikojmë Shqipërinë të bëhet vend më i begatë dhe i suksesshëm teksa vijon të punojë drejt anëtarësisë në Be. Sërish është koincidencë por përfaqësuesja e lartë Ashton ka qenë në Shqipëri dhe ka ndarë një mesazh pozitiv për të ardhmen e vendit në BE. Por, mesazhi për drejtuesit politik është se kjo nuk është gjë automatike, por nevojitet punë që kjo të realizohet. Për këtë arsye inkurajojmë shqiptarët dhe drejtuesit politik që të bëjnë këtë të mundur”, tha Moore.
Moore ka pranuar se vizita e tij ka qene e planifikuar prej kohesh ne vendin tone, edhe pse vjen ne nje moment te tille.
Comments (0 posted)
Post your comment