Home | Politics | BB: Rritja ekonomike në Ballkan, e errët

BB: Rritja ekonomike në Ballkan, e errët

image
Por e ndrydhur mes Greqisë dhe Italisë, dy ekonomive që janë shndërruar në epiqendrën e krizës europiane, ekonomia shqiptare po humbet rezistencën. Vitin e kaluar, rritja ekonomike, edhe pse pozitive, ra në nivelin më të ulët që nga viti 1997, vetëm 1.6 për qind.

 

 

 

 

 

 

Kryeekonomisti i Bankës Botërore për Europën dhe Azinë, Indermit Gill ka deklaruar nga Washingtoni se prespektiva për rritjen ekonomike në Ballkan është e errët dhe e paqartë. Gjatë një takimi me kryeekonomistët dhe ekspertët rajonalë të Bankës Botërore, Gill është shprehur: "Shikoni se çfarë po ndodh në Shqipëri, Serbi dhe Bullgari. Këto vende kishin lidhje të ngushta me Greqinë dhe Italinë, lidhje në tregti, sistemin bankar dhe në tregun e punës. Për shkak të kësaj këto ekonomi tashmë kanë prespektivat më të këqija për rritjen ekonomike". Kryeekonomisti i Bankës mendon se kriza europiane ka sjellë një realitet të ri. "Në të shkuarën thuhej se sa më larg Brukselit të ndodheshe aq më keq ishte.

Tani kjo ka ndryshuar. Sa më afër Athinës të jesh, aq më keq është," ka deklaruar Gill. Në 5 vitet e krizës, Shqipëria ka mundur të shmangë recesionin. Rënia e kërksës së brendshme dhe tkurrja e investimeve private është kompensuar falë ecurisë së mirë në sektorin e jashtëm, kryesisht eksporteve dhe investimeve të huaja. Sipas Komisionit Europian, në 2012-ën, Shqipëria së bashku me Turqinë dhe Kosovën ishin tre vendet e vetme në rajon që mbajtën rritje ekonomike pozitive, teksa të gjitha vendet e tjera u rikthyen në recesion.

Por e ndrydhur mes Greqisë dhe Italisë, dy ekonomive që janë shndërruar në epiqendrën e krizës europiane, ekonomia shqiptare po humbet rezistencën. Vitin e kaluar, rritja ekonomike, edhe pse pozitive, ra në nivelin më të ulët që nga viti 1997, vetëm 1.6 për qind. Një shifër katër herë më e ulët se mesatarja historike dhe dy herë më pak edhe se sa mesatarja e viteve të krizës 2009-2011.

  

 

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Rate this article
0