Latest News
Papandreu , sërish Kryeministër i Greqisë
Zoti Papandreu u ftua zyrtarisht dje, të formojë qeverinë e re.
Zoti Papandreu bëri betimin sot në Athinë gjatë një ceremonie të shkurtër të drejtuar nga Kreu i Kishës Ortodokse Greke, Kryepeshkopi Irenimos dhe Presidenti Karolos Papulias.
PASOK-u i zotit Papandreu fitoi 160 nga 300 vendet në parlament në votimet e së Dielës. Kryeministri Kostas Karamanlis, i cili humbi zgjedhjet, dha dorëheqjen si Kryetar i Partisë së Re Demokratike.
Sfida më e madhe për zotin Papandreu do të jetë ringjallja e ekonomisë greke. Ai ka premtuar një paketë stimujsh prej 4,4 miliard dollarësh, e cila do të rrisë taksat e të pasurve dhe do të ndihmojë të varfërit.
Rate this article
Comments (0 posted)
Post your comment