Aleksandër Biberaj: Mungesa në listë, pres sqarim nga FRD
Aleksandër Biberaj, ka përcjellë reagimin e tij në Facebook, lidhur me mungesën e tij në listat e FRD. Anëtari i kryesisë së partisë Fryma e Re Demokratike, ka bërë me dije se "sqarimi i tij në lidhje me këtë mungesë është dërguar në adresën zyrtare të FRD-së" dhe se "dëshira e tij është që ky sqarim të publikohet në faqen zyrtare të FRD-së".

"Në vazhdim të një njoftimi publikuar dje në faqen zyrtare të Facebook të Frymës së Re Demokratike lidhur me mungesën time në listat për deputetë, në shenjë respekti për ju kam nisur një sqarim në adresën zyrtare të FRD për z.Topi dhe z.Oketa. Dëshira ime, por edhe e drejta ime si njëri nga nismëtarët kryesorë për krijimin e FRD-së është që ky sqarim të publikohet po në faqen zyrtare të partisë".
Comments (0 posted)
Post your comment