Letër e hapur
Shpreh bindjen se Ju gjithmonë e keni përkrahur ndërtimin e Rrugës së Arbërit. Megjithatë, nëpërmjet kësaj letre të hapur do t’ju lutesha që, ashtu si nënshkruesit e shumtë shqiptarë dhe të huaj nga të katër anët e globit, edhe Ju ta dëshmoni këtë përkrahje publikisht, duke e firmosur personalisht peticionin.
Tiranë, 3 Maj 2013
Letër e hapur
Z. BUJAR NISHANI
Presidenti i Republikës së Shqipërisë
I nderur Z. Nishani,
Mua më quajnë Gëzim Alpion. Po ju shkruaj si një dibran i thjeshtë, për të kërkuar ndihmën tuaj për sa vijon.
I shqetësuar për prapambetjen e krahinës së Dibrës, prapambetje që ka si burim edhe rrugën aktuale torturuese Tiranë - Dibër, më 18 Mars 2013 nisa një peticion online. Peticioni mund të nënshkruhet edhe në formular, përgatitur në përputhje me ligjet e shtetit shqiptar, për ata që nuk kanë mundësi ta bëjnë këtë gjë online.
Nëpërmjet këtij peticionit do t’i kërkohet Qeverisë së Republikës së Shqipërisë, që do të dalë nga zgjedhjet e qershorit 2013, përfundimi i Rrugës së Arbërit sa më shpejt dhe me cilësi, në përputhje të plotë me standardet ndërkombëtare.
Deri tani peticioni online është nënshkruar nga mbi 2000 vetë dhe është përkrahur apo përcjellë gjerësisht nga mediat në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni dhe Diasporë: Angli, SHBA, Kanada, Zvicër, Itali, Greqi dhe Rumani. Më shumë informacion në lidhje me peticionin dhe përkrahjen e tij deri tani, mund të gjeni në fund të kësaj letre.
Unë nuk jam njeri ‘politik’, por si intelektual nuk jam ‘apolitik’. Përkundrazi, unë mendoj se intelektualët duhet të bashkëpunojnë në mënyrë transparente dhe konstruktive me qeveri që rezultojnë nga zgjedhje demokratike apo forca politike, që, për qëllim parësor, kanë mbrojtjen e interesave të vendit dhe zhvillimin e tij.
Shpreh bindjen se Ju gjithmonë e keni përkrahur ndërtimin e Rrugës së Arbërit. Megjithatë, nëpërmjet kësaj letre të hapur do t’ju lutesha që, ashtu si nënshkruesit e shumtë shqiptarë dhe të huaj nga të katër anët e globit, edhe Ju ta dëshmoni këtë përkrahje publikisht, duke e firmosur personalisht peticionin.
Po kështu, jam i bindur se Ju e kuptoni domosdoshmërinë e përfundimit të këtij projekti jo vetëm në kuadrin e rolit pozitiv që do të ketë për Dibrën dhe dibranët, por edhe për kontributin e madh që Rruga e Arbërit, kjo nyje e rëndësishme infrastrukturore në Ballkan, do të luajë për të sjellë shqiptarët më pranë jo vetëm me njëri-tjetrin, por edhe me popujt dhe vendet fqinje. Rruga e Arbërit është një investim i pallogaritshëm për integrimin e mëtejshëm të Shqipërisë dhe Ballkanit në Evropë.
Peticioni nuk ka karakter politik dhe Ju siguroj se nuk do të përdoret nga asnjë institucion shtetëror apo forcë politike para dhe pas zgjedhjeve të qershorit. Unë do t’ju jem mirënjohës për çdo përkrahje që mund t’i jepni peticionit, i cili do të mbyllet vetëm kur të inaugurohet rruga Tiranë - Dibër.
Me shpresë se do të më mirëkuptoni dhe do ta përkrahni peticionin,
Miqësisht,
Gëzim Alpion (Dr)
Birmingham, Angli
gezim.alpion@hotmail.co.uk
Shënim:
E njëjta letër u është drejtuar sot edhe personave që vijojnë:
Z. Sali Berisha, Znj. Jozefina Topalli, Z. Edi Rama, Z. Ilir Meta, Z. Shpëtim Idrizi,
Z. Bamir Topi dhe Z. Fatmir Mediu.
Kjo letër do t’u përcillet edhe mediave në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi dhe Diasporë.
Adresa e peticionit online:
http://www.change.org/en-GB/petitions/complete-the-construction-of-the-arb%C3%ABri-road-nd%C3%ABrtoni-sa-m%C3%AB-shpejt-dhe-me-standarde-rrug%C3%ABn-e-arb%C3%ABrit?utm_campaign=petition_created&utm_medium=email&utm_source=guides
Mediat që kanë përkrahur dhe përcjellë peticionin deri tani:
1. http://www.rrugaearberit.com/
2. http://gazetaditore.com/2013/03/31/ju-lutem-nenshkruani-peticionin-online-per-ndertimin-e-rruges-se-arberit/
3. http://gazetaditore.com/2013/04/01/te-gjithe-shqiptaret-jane-dibrane/
4. http://www.fjalaelire.com/biseda/18229.html
5. http://gazetadielli.com/peticioni-per-rrugen-e-arberit-firmose-edhe-ti/
6. http://gazetadielli.com/te-gjithe-shqiptaret-jane-dibrane/
7. http://www.voal-online.ch/index.php?mod=article&cat=INTERVIST%C3%8BPRESS&article=32053
8. http://www.thealbanian.co.uk/te-gjithe-shqiptaret-jane-dibrane/
9. http://revistajava.al
10. http://www.hermesnews.org/articoli/29358---.asp
11. http://www.shekulli.com.al/web/p.php?id=20118&kat=95
12. http://www.panorama.com.al/2013/04/01/peticion-nga-1-mije-banore-te-ndertohet-rruga-e-arbrit/
13. http://www.balkanweb.com/gazetav5/artikull.php?id=130012
14. http://lajme.shqiperia.com/lajme/artikull/iden/1047351243/titulli/Diaspora-peticion-per-ndertimin-e-Rruges-se-Arbrit
15. http://www.77news.al/?fq=brenda&m=shfaqart&gj=gj1&aid=16789
16. http://www.sq.kurir.mk/maqedoni/lajme/14246-peticion-per-ndertimin-e-rruges-se-arbrit
17. http://www.gazetatribuna.com/?FaqeID=6&LajmID=3156
18. http://www.nacionalalbania.al/2013/04/diaspora-peticion-per-ndertimin-e-rruges-se-arbri/
19. http://fjala.info/?p=1814
20. http://revistahaemus.blogspot.co.uk/
21. http://www.gazetarrenjet.net/gr/
22. http://www.di-tv.com/tag/dibra-tv/
23. http://tribunashqiptare.net/?p=15147
Comments (0 posted)
Post your comment