SHISH ndërpret marrëdhëniet me amerikanët
Temë e diskutimit mes ambasadorit amerikan dhe anëtarëve të Komisionit të Sigurisë ka qenë strategjia e mbrojtjes, roli i Komisionit të Sigurisë sa i takon llogaridhënies së institucioneve të sigurisë, roli i Shqipërisë në NATO, sfidat e së ardhshmes, stabiliteti në rajon etj.
Pas shkarkimit ish-drejtorit të SHISH, Bahri Shaqiri, i njohur si njeriu i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, amerikanët e kanë humbur kontrollin e tyre mbi Shërbimin Informativ Shtetëror, zhvillim ky që ka shënuar edhe një ngërç sa i takon bashkëpunimit në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes. Siç dihet, SHISH mbledh informacion për terrorizmin, për prodhimin dhe trafikun e narkotikëve, për prodhimin e armëve të dëmtimit në masë dhe për krimet kundër mjedisit. Pra, ka një rol vendimtar sa i takon sigurisë kombëtare. Për sa kohë që SHISH drejtohen nga Bahri Shaqiri, ky shërbim i rëndësishëm kishte një bashkëpunim të shkëlqyer me SHBA dhe NATO. Ndërkaq, pas zëvendësimit të Shaqirit me Visho Likën, ky bashkëpunim duket se është krisur dhe ngrirë. Nga një institucion i pavarur, SHISH u shndërrua në një vegël e rrezikshme dhe jashtë kontrollit në duart e kryeministrit Berisha. Ndërkaq, opozita ka dhënë alarmin për rikthimin e shikasve të ’96 në Shërbimin Informativ Shtetëror si dhe për mobilizimin e këtij shërbimi për të vjedhur zgjedhjet e 23 Qershorit.
Në këtë kuadër, kohë ma parë, ambasadori Arvizu ka nxitur Komisionin e Sigurisë për të miratuar projektligjin për mbikqyrjen e shërbimeve informative nga një nënkomision i përbërë nga anëtarë të Komisionit të Sigurisë. Në një seancë me dyer të mbyllura në Komisionin e Sigurisë, Arvizu ka theksuar rëndësinë e një kontrolli demokratik të institucioneve të sigurisë, duke iu referuar SHISH. Temë e diskutimit mes ambasadorit amerikan dhe anëtarëve të Komisionit të Sigurisë ka qenë strategjia e mbrojtjes, roli i Komisionit të Sigurisë sa i takon llogaridhënies së institucioneve të sigurisë, roli i Shqipërisë në NATO, sfidat e së ardhshmes, stabiliteti në rajon etj.
Comments (0 posted)
Post your comment