Edhe agjentë të CIA-s në radhët e vëzhguesve
Sipas burimeve, në grupin e vëzhguesve të OSBE-ODIHR, i cili drejtohet nga ekspertja amerikane e zgjedhjeve, Conny McCormack, janë infiltruar edhe agjentë të CIA, si një garanci e shtuar për vëzhgimin e procesit zgjedhor.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar kohë më parë akreditimin e 42 vëzhguesve afatgjatë, pjesë e misionit të OSBE/ODIHR, që do të monitorojë zgjedhjet e përgjithshme të 23 qershorit në Shqipëri. Ekipi vëzhgues i OSBE/ODIHR, që kryesohet nga ekspertja amerikane Conny McCormack, nisi zyrtarisht misionin në Tiranë më 13 maj. Që nga viti 1996 ky është misioni i 11-të që ODIHR sjell në Shqipëri, ndërsa i fundit ishte ai që monitoroi zgjedhjet vendore.
Kryevëzhguesja e misionit të OSBE-ODIHR në Shqipëri, amerikania Conny McCormack, ka deklaruar se nuk do të ketë asnjë kompromis në vëzhgimin e zgjedhjeve në Shqipëri si dhe në konstatimin e problemeve në raportin për procesin. “Le të presim kur raporti paraprak do të publikohet një ditë pas zgjedhjeve. Kuptoj nga njerëzit e ODIHR-it, se është një raport që lexohet fjalë pas fjale. Besoj se do të ketë një negocim për atë. Ne shpresojmë të prezantojmë një raport unanim gjatë konferencës për shtyp. Do të doja t’ju them ju se ODIHR nuk do të lejojë asnjë kompromis. Nëse do të kemi gjetje të cilat duam t’i themi, ju do t’i dëgjoni ato”, ka thekuar ajo.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ashtu sikundër kanë premtuar, po bëhen barrikadë përpara hordhisë së manipulatorëve të Sali Berishës, për të mbrojtur me çdo kusht zgjedhjet e 23 Qershorit. Vizitat e shpeshta dhe të paparalajmëruara, letrat e mbyllura, ultimatumet e njëpasnjëshme, deklaratat, shpenzimi i 1 milion dollarëve për të mbrojtur votat si dhe mbledhja urgjente në Uashington, po shoqërohen edhe me masa të tjera për të garantuar zgjedhjet e 23 Qershorit. Si asnjëherë më parë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vëzhgojnë në mënyrë të dyfishtë çdo veprim të kupolës në pushtet në raport me zgjedhjet.
Sipas burimeve, në grupin e vëzhguesve të OSBE-ODIHR, i cili drejtohet nga ekspertja amerikane e zgjedhjeve, Conny McCormack, janë infiltruar edhe agjentë të CIA, si një garanci e shtuar për vëzhgimin e procesit zgjedhor. Agjentë të Agjencisë Qendrore të Zbulimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës mësohet se kanë zbarkuar prej ditësh në Tiranë, duke u kamufluar si vëzhgues afatgjatë të OSBE-ODIHR. Kjo reflekton frikën, por edhe interesin e pazakontë të amerikanëve për zgjedhjet e 23 Qershorit. Përpos vëzhguesve dhe ambasadës amerikane në Tiranë, agjentët e CIA-s, do të vëzhgojnë në mënyrë specifike të gjithë lëvizjet e dyshimta të pushtetit për të futur duart në kuti. Por sipas burimeve, agjentët e CIA do të përgatisin raportet konfidenciale për situatën zgjedhore dhe veprimet e qeverisë, raporte të cilat do të ndihmojnë Departamentin Amerikan të Shtetit për të pasur një qëndrim sa më objektiv mbi procesin zgjedhor.
Zërat për zbarkimin e agjentëve të CIA në Tiranë, po qarkullojnë në një kohë kur Drejtori për Europën Qendrore dhe Jugore në Departamentin e Shtetit, Jonathan Moore, ka deklaruar se kush do të ndjekë linjën e dhunës në këto zgjedhje, ka hyrë në konflikt me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Po ashtu, zyrtari i lartë i DASH, ka deklaruar se për shkak të 21 Janarit dhe zgjedhjeve të 8 Majit, SHBA do t’i vëzhgojnë këto zgjedhje me një vëmendje të veçantë si dhe me një prezencë të shtuar.
Comments (0 posted)
Post your comment