Kryesojnë azilkërkuesit nga Shqipëria
Destinacionet kryesore vazhdojnë të jetë Gjermania, ndërsa ndiqet nga Suedia, Belgjika, Zvicra dhe Luksemburgu.
Vendi ynë kryeson listën në kërkesat për azil në zonën Shengen. Duke i'u referuar raportit të Komisionit Europian, tregon se ka një rritje drastike të azilkërkuesve nga Shqipëria, duke e renditur vendin tonë te parin në këtë listë. Rreth 74% të personave nga Shqipëria, kanë kërkuar azil nga pesë vende të Shengenit si Gjermania, Suedia, Belgjika, Zvicra dhe Luksemburgu.
Gjithashtu një rritje ka pasur dhe nga azilkërkuesit nga Bosnje Hercegovina me 51 %. Rënie kanë shënuar Maqedonia, Serbia dhe Mali i Zi.
Numri i kërkesave për azil nga shtetet e Ballkanit Perëndimor në pesë shtete të Bashkimit Europian dhe të Shengenit ka pësuar një ulje me 44% në janar të 2013, krahasuar me të njëjtin muaj të 2012.
Destinacionet kryesore vazhdojnë të jetë Gjermania, ndërsa ndiqet nga Suedia, Belgjika, Zvicra dhe Luksemburgu.
Comments (0 posted)
Post your comment