Z. Basha: Statuti, garanci kontributeve
Kandidati për kryetar i PD, Lulzim Basha, prezantoi platformën e tij për drejtimin e partisë në Fier, Patos, Mallakastër dhe Kamëz. Basha e ka konsideruar si prioritetin kryesor të ringritjes dhe fillimit të PD, vlerësimin e kontributit të çdo anëtari dhe përfshirjen e tij në vendimmarrje. Kjo sipas tij, do të jetë e sanksionuar dhe në statut.

“Deklaruan 300 mijë vende pune. Në fakt kanë hyrë në garë me njëri-tjetrin, se kush sjell më shumë militant dhe CV militantësh, por nuk kanë ndërmend të na ofrojnë asnjë politikë se si do të punësojnë 300 mijë shqiptarë.
Një nga premtimet e para që po shkelmojnë është taksa progresive dhe heqja e taksës për 95 % të shqiptarëve, sepse ju e keni vënë re se ka një javë që kanë filluar të thurin lavde taksës së sheshtë të Partisë Demokratike dhe Sali Berishës.
Krahas ngritjes së zërit dhe qëndrimit të fortë për çdo çështje, ne na lind sot detyra para kësaj mazhorance të zhbërë nga pesha e mashtrimit, e vjedhjes së votave në Lezhë e kudo tjetër, e shitblerjes së votave e kudo tjetër, që të përballemi me ta, jo vetëm nëpërmjet instrumenteve normalë të çdo opozite, por t’i ofrojmë sot gatishmërinë tonë dhe platformën tonë, për t’u kthyer një orë e më parë si forcë qeverisëse e gjithë Shqipërisë”, tha Basha.
Comments (0 posted)
Post your comment