Home | Politics | Qeveria e re, Rama mbledh aleatët

Qeveria e re, Rama mbledh aleatët

image
Pas fitores në zgjedhjet e 23 Qershorit, kreu i PS, Edi Rama, do të mbledhë sot aleatët e koalicionit “Aleanca për Shqipërinë Evropiane”. Takimi do të mbahet në orën 17:00, ndërsa në fokus të tij, pritet të jetë zbatimi i marrëveshjes parazgjedhore dhe formimi i qeverisë së re.

 

 

 

 

 

 

 

 

Pas fitores në zgjedhjet e 23 Qershorit, kreu i PS, Edi Rama, do të mbledhë sot aleatët e koalicionit “Aleanca për Shqipërinë Evropiane”. Takimi do të mbahet në orën 17:00, ndërsa në fokus të tij, pritet të jetë zbatimi i marrëveshjes parazgjedhore dhe formimi i qeverisë së re.

 

Pasi ka saktësuar strukturën e re të qeverisë, Rama pritet të saktësojë edhe me aleatët zbatimin e marrëveshjes së nënshkruar para zgjedhjeve, në të cilën thuhet se "për subjektet politike që do të arrijnë të marrin mbi 10.000 vota, do të ketë një bashkëqeverisje të shtrirë në nivel lokal dhe qendror".  

 

“Pas fitores në zgjedhjet e 23 Qershorit 2013, është e gatshme për të bashkëqeverisur me çdo forcë politike që përfaqëson një numër votash si shprehje të vullnetit të popullit, në nivel qarku nga 500 deri 1000 vota dhe në nivel kombëtar 5000 deri 10.000 vota, pa cenuar statusin e nëpunësit civil dhe në respekt të çdo ligji që rregullon marrëdhëniet e administratës publike.

 

Për subjektet politike, që do të arrijnë të marrin mbi 10.000 vota, do të ketë një bashkëqeverisje të shtrirë në nivel lokal dhe qendror”, thuhet në marrëveshje. Ditën e djeshme në mesditë, Rama saktësoi edhe  strukturën e qeverisë së re, e cila do të ketë në përbërjen e saj 16 ministri.

 

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Rate this article
0