OSBE, Wilton: Presim raportin për zgjedhjet
“Jam duke pritur raportin përfundimtar të misionit të vëzhgimit të zgjedhjeve, shpresoj që të merret seriozisht, të gjitha institucionet të respektojnë këto përfundime dhe ligjin. Shpresoj për një proces që të mbyllet me stabilitet dhe pranim të rezultatit nga të gjitha palët”, tha Wilton, pas interesimit te medias per kete ceshtje.
TIRANE- Kreu në detyrë i prezencës së OSBE-së, Robert Wilton gjate nje takimi me Avokatin e Popullit ka deklaruar se mbetet ne pritje te raportit perfundimtar te misionit vezhgues lidhur me zgjedhjet e 23 qershorit, per tecilat pranon se me rendesi ehste njohja dhe pranimi i rezultatit nga gjithe palet.
“Jam duke pritur raportin përfundimtar të misionit të vëzhgimit të zgjedhjeve, shpresoj që të merret seriozisht, të gjitha institucionet të respektojnë këto përfundime dhe ligjin. Shpresoj për një proces që të mbyllet me stabilitet dhe pranim të rezultatit nga të gjitha palët”, tha Wilton, pas interesimit te medias per kete ceshtje.
Wilton eshte pyetur edhe per problemin e Toponimeve per te cilen ka thene se ehste nje ceshtje qe duhet te negociohet dhe te gjeje zgjidhje mes qeverive.
“Çështja e toponimeve ka të bëjë me qeveritë e dy vendeve duhet adresuar mes tyre. Di që Avokati i Popullit ka dalë në mbrojte të qytetarëve shqiptarë dhe këtë e vlerësojmë”, tha ai më tej.
Sipas tij, problemi i pronave dhe të pastrehëve duhet një marre nje zgjidhje afatgjatë që do i shërbente shtetit të së drejtës dhe konsolidimit të mëtejshëm të demokracisë.
“Cështja e pronave është thelbesore për demokracinë, për shtetin e së drejtës por edhe për thithjen e investimeve të huaja”- tha ai.
Comments (0 posted)
Post your comment