OSBE: Pranoni rezultatin e zgjedhjeve
Ambasadori i OSBES Robert Wilton, i bën thirrje palëve të respektojnë verdiktin e institucioneve dhe pranojnë qetësisht rezultatin.“Procesi zgjedhor po vazhdon, dhe po veprohet nëpërmjet institucioneve të përshtatshme që merren me zgjedhjet në Shqipëri.
Për prezencën e OSBE në Tiranë, është shumë i rëndësishëm pranimi i rezultati të zgjedhjeve dhe kalimi i lehtë i tranzicioni të pushtetit. Ambasadori i OSBES Robert Wilton, i bën thirrje palëve të respektojnë verdiktin e institucioneve dhe pranojnë qetësisht rezultatin.“Procesi zgjedhor po vazhdon, dhe po veprohet nëpërmjet institucioneve të përshtatshme që merren me zgjedhjet në Shqipëri. Dhe kështu duhet të jetë. Ajo që kërkoj nga të gjitha palët e përfshira në këtë proces është që të respektojnë këto institucione. Të respektojnë ligjet dhe procedurat e këtyre institucioneve. Më thelbësore është të respektojnë votën e qytetarëve shqiptarë. Shpresoj që të kemi një përmbyllje me stabilitet të procesit dhe të pranuar nga të gjithë”, tha Robert Wilton. Për socialistët certifikimi i rezultatit të zgjedhjeve nga Kolegji është çështje ditësh dhe hapja rrugë në këtë mënyrë zyrtarisht krijimit të qeverisë së re.
Koli Bele, nënsekretari për çështjet zgjedhore në selinë rozë shprehet se pavarësisht tentativave të së djathtës për të vonuar këtë proces, brenda javës së parë të gushtit kolegji mund të procedojë me ndarjen e e mandateve. “Ka pasur një përpjekje të qartë për ta bllokuar procesin e zgjedhjeve dhe për të krijuar pengesa artificial, por me bindjen tone ky proces tashmë është pranë finalizimit dhe pritet thjesht ndarja e mandateve e cila është një proces matematik. besoj që brenda javës tjetër ky proces duhet të përfundojë”,tha Koli Bele. Të tërhequr prej idesë së përsëritjes së zgjedhjeve në Lezhë, socialistet deklarojnë se nuk ka asnjë bazë ligjore në kërkesën e demokratëve që trupa gjyqësore e kolegjit të rinumërojë nga e para 248 kutitë e këtij qarku.
Kjo kërkesë e selisë blu do të marrë përgjigje të mërkurën nga gjykata e zgjedhjeve. “Nuk ka arsye dhe nuk ka shkak ligjor për të ecur më tej në një rinumërim pasi do ishte e palogjikshme, e padobishme dhe në thelb thjesht një mbajtje peng e procesit zgjedhor”, u shpreh Koli Bele. Sipas të majtëve ka skaduar afati i ankimimeve të mëtejshme në kolegj, gjë që e nxjerr jashtë loje kërkesën e Partisë Republikane për të hapur 417 kutitë e materialeve zgjedhore në qarkun e Shkodrës.
Comments (0 posted)
Post your comment