Home | Politics | SHBA publikon dokumentet e përgjimit

SHBA publikon dokumentet e përgjimit

image
Dokumentet përfshijnë raporte të viteve 2009 dhe 2011 mbi “Programin e Mbledhjeve Masive” të Agjencisë së Sigurisë Kombëtare, programe që bazohen te ligji “Akti Patriotik”. 

 

 

 

 

 

 

 

Ndërkohë që Kongresi po heton programet e mbikëqyrjes të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, qeveria publikon dokumente të deklasifikuara nga programi i mbledhjes të të dhënave telefonike, në një akt të rrallë që jep informacion mbi botën e shërbimeve sekrete.

 

Drejtori i Inteligjencës Kombëtare të SHBA-së publikoi tre dokumente të deklasifikuara që autorizojnë dhe shpjegojnë mbledhjen masive të të dhënave telefonike, një nga programet e mbikëqyrjes të publikuara nga ish-punonjësi i shërbimeve Edward Snowden, i cili është aktualisht në Rusi pasi është shpallur në kërkim nga SHBA.

 

Deklasifikimi i dokumenteve u bë “për të rritur transparencën”, tha zyra e Drejtorit të Inteligjencës Kombëtare në një deklaratë. Pjesa më e madhe e asaj që përmbajnë dokumentet sakaq është bërë publike nga seancat dëgjimore publike të thirrura nga Kongresi, i cili u interesua të mësojë më shumë nga lajmet që bëri publike Snowden.

 

Publikimi i informacionit mbi programet sekrete të mbikëqyrjes së popullsisë nga Snowden shkaktoi zemërim në median europiane dhe amerikane si dhe e vuri SHBA-në në situatë të vështirë. Ato zbuluan se SHBA mbledh në mënyrë rutinë të dhëna mbi bisedat telefonike dhe komunikime të tjera të kryera nga nënshtetasit amerikanë apo të huaj si një mjet për të luftuar terrorizmin.

 

Zyrtarët e inteligjencës thonë se programet kanë ndihmuar në parandalimin e sulmeve terroriste por ligjvënësit kanë bërë thirrje për mbikëqyrje më të madhe mbi këto programe, të cilat janë zgjeruar me shpejtësi që pas sulmeve të 11 shtatorit 2001.

 

Pasaporta e Snowden është nxjerrë e pavlefshme ndërsa ai është akuzuar për spiunazh. Ai gjendet aktualisht në Rusi, vend që ka premtuar se nuk do ta dorëzojë në SHBA.

 

Dokumentet përfshijnë raporte të viteve 2009 dhe 2011 mbi “Programin e Mbledhjeve Masive” të Agjencisë së Sigurisë Kombëtare, programe që bazohen te ligji “Akti Patriotik”. Ato përfshijnë edhe një formular urdhri nga Gjykata e Mbikëqyrjes së Huaj, e cila drejtoi kompanitë e telekomunikacioneve si “Verizon” të dorëzojë të dhënat e miliona bisedave telefonike të kryera nga nënshtetasit amerikanë, si dhe përshkroi se si duhet të magazinohen dhe përdoren këto të dhëna.

 

Dokumentet fillimisht i qenë dërguar komiteteve të Kongresit dhe ato përmbanin shënime ku thuhej se informacioni brenda tyre “mbart të dhëna tepër sensitive mbi operacionet e huaja të inteligjencës të kryera nga qeveria e Shteteve të Bashkuara”.

 

Ato përshkruajnë programin që mblodhi të dhënat mbi numrat e telefonave, vendndodhjen e telefonuesit apo kohën e telefonatës apo komunikimeve të tjera elektronike.

 

“Megjithëse programi mbledh të dhëna të shumta informacioni, shumica e tij nuk analizohet nga askush në qeveri”, thotë raporti i vitit 2009. NSA ka vendosur procedura kur këto të dhëna mund të aksesohen nga punonjësit. Dokumentet u publikuan, ndërkohë që zyrtarët raportuan para komiteteve të Kongresit. Në një nga seancat e dëgjesave, zëvendësdrejtori i NSA, John Inglis, tha “jo” kur u pyet nëse ndokush është pushuar nga puna në lidhje me programet e zbuluara nga Snowden. “Askush nuk ka ofruar të japë dorëheqjen”, tha Inglis. “Të gjithë po punojnë për të kuptuar se çfarë ndodhi”.

 

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Tags
Rate this article
0