Home | Politics | Lugina po zbrazet!...

Lugina po zbrazet!...

image
Përveç mungesës së arsimit cilësor fillor dhe të mesëm, mungesa e një universiteti në gjuhën shqipe përveçse është shkelje e normave ndërkombëtare nga shteti i Serbisë, rrezikon edhe zbrazjen e Luginës nga të rinjtë, ngase vijnë për të studiuar dhe vazhdojnë jetën në shtetin e Kosovës.

 

 

 

Përparim Sadiku 

 

 

 

 

Pas “çlirimit” të Kosovës dhe pas luftës së UÇPMB-së, Lugina filloi të zbrazët nga shqiptarët, për arsye dhe rrethana të ndryshme, duke filluar nga ato socio-ekonomike, politike e vullnetare. Shumë nga luftëtarët e UÇPMB-së (që luftuan për të drejtat e shqiptarëve të Luginës, e ato të drejta ende nuk i gëzojnë), nga frika se mund të burgosën e torturohen nga regjimi i Serbisë, kanë lënë Luginën dhe kryesisht jetojnë në Kosovë. Ndërsa, edhe një pjesë tjetër e shqiptarëve nga Lugina tashmë janë akomoduar këtu. Disa nga ta kanë edhe biznese të qëndrueshme, diçka që nuk mund ta realizonin në vendlindjen e tyre.

 

Një arsye tjetër e zbrazjes së Luginës është mungesa e arsimimit të lartë në gjuhën shqipe. Përveç mungesës së arsimit cilësor fillor dhe të mesëm, mungesa e një universiteti në gjuhën shqipe përveçse është shkelje e normave ndërkombëtare nga shteti i Serbisë, rrezikon edhe zbrazjen e Luginës nga të rinjtë, ngase vijnë për të studiuar dhe vazhdojnë jetën në shtetin e Kosovës. Jo kjo me dëshirën e tyre, por nga fakti se atje nuk kanë hapësirë studimi dhe punësimi.

 

Por, si duket askush nuk qanë hallin e tyre, madje as institucionet shqiptare atje...

 

Po të dëshironin Shqipëria dhe Kosova zyrtare, universitet në Luginë të Preshevës mund të ketë. Madje, hapja e një universiteti shtetëror në gjuhën shqipe në Luginë të Preshevës stabilizon dhe hapë perspektiva jetësore për shqiptarët e atjeshëm dhe shihet si mundësi e vetme e një stabilizimi psikosocial. Në të kundërtën, Lugina po Zbrazet!...

 

Në kohën kur Serbia kërkon autonomi territoriale për qytetarët serbë të Kosovës dhe po e fiton autonominë administrative për ta, shqiptarët e Luginës së Preshevës nuk gëzojnë as të drejta elementare të jetesës. Në mungesë të këtyre të drejtave - mungesa e trajtimit si qytetarë të barabartë, diskriminimi në punësim, shkollimi të lartë në gjuhën shqipe - ata ikin nga vendlindja. Dhe, për çudi, të pazëshëm janë Shqipëria dhe Kosova zyrtare!...

 

Në Luginë duhet të ndalët diskriminimi nacional. Madje, atje duhet të krijohet një fond i përbashkët ku do të arkëtonin para bashkësia ndërkombëtare, Shqipëria dhe Kosova zyrtare e edhe Serbia si shtet, si garanci e vetme e një zhvillimi ekonomik, që siguron stabilizim shoqëror dhe një mundësi reale për paqe mes shqiptarëve dhe serbëve...

 

Shpresat duhet bartur edhe tek shqiptarët e Luginës! Nuk duhet t’ju vije marre që të protestojnë për të drejtat e tyre. Madje, po qe nevoja, duhet edhe të bllokojnë rrugë. Duhet ditur një gjë: bota demokratike reagon vetëm atëherë kur alarmohet gjendja, ndërsa zgjidhjen duhet iniciuar vet shqiptarët. Një fjalë e popullit thotë: “Nëna e ushqen fëmijën kur ai qanë”!

 

 

 

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Tags

No tags for this article

Rate this article
0