Fjalimi i fundit i Presidentit G.W.Bush
Në fjalimin e tij të lamtumirës prej 13 minutash, presidenti tha se kishte ndjekur ndërgjegjjen dhe atë politikë që ka menduar se ka qënë e drejtë.
Klosi News
Bushi në fjalimin e lamtumirës tha se ka bërë gabime, por konfirmoi se e ka lënë botën më të lirë sesa ka qenë kur ai e ka marrë funksionin e presidentit të SHBA-së para tetë viteve.
“Ka gjëra të cilëat do t’i bëja më ndryshme të mundesha, por gjithmonë kam vepruar në interesin më të mirë për kombin”, deklaroi Bushi në fjalimin e tij të fundit drejtuar opinionit.
Bushi tha se administrata e tij kishte sjellë demokraci në Irak dhe Afganistan dhe kishte parandaluar një tjetër sulm mbi tokën amerikane shtatë vjet pas 11 shtatorit.
“Ne bëmë luftë me terroristët dhe ata që i mbështesin.”
“Afganistani është bërë nga një vend ku Talebani strehonte Al Kaedën dhe vriste me gurë gratë nëpër rrugë, në një demokraci të re që është duke luftuar terrorin dhe inkurajuar vajzat që të shkojnë në shkollë.”
“Iraku është bërë nga një diktaturë e egër dhe armik i betuar i Amerikës në një demokraci arabe në zemër të Lindjes së Mesme dhe në një mik të Amerikës.”
“Ka një debat të ligjshëm lidhur me shumë nga këto vendime, por mund të ketë pak debat lidhur me rezultatet,” tha Bushi.
Në fjalimin e tij të lamtumirës prej 13 minutash, presidenti tha se kishte ndjekur ndërgjegjjen dhe atë politikë që ka menduar se ka qënë e drejtë.
Ai nënvizoi se ka qënë privilegj për të drejtimi i Shteteve të Bashkuara.
Comments (0 posted)
Post your comment