Obama: Armët kimike, kërcënim për botën
Obama ka përdorur tone të ashpra teksa theksoi se sulmet kimike në Siri janë një kërcënim për sigurinë kombëtare amerikane dhe gjithë botën pasi sipas tij është e pafalshme që të vdesin fëmijë. Presidenti Obama tha se Shtetet e Bashkuara nuk po shqyrtojnë dërgimin e trupave tokësore.
Administrata Obama ka në plan të vazhdojë diskutimet me Kongresin para se të arrijë një vendim përfundimtar lidhur me një ndërhyrje eventuale ushtarake në Siri. Në fjalim e mbajtur para gazetarëve, Presidenti i SHBA konfirmoi se nuk ka marrë ende një vendim përfundimtar lidhur me Sirinë por ekipi i tij po shqyrton një gamë të gjerë alternativash.
Obama ka përdorur tone të ashpra teksa theksoi se sulmet kimike në Siri janë një kërcënim për sigurinë kombëtare amerikane dhe gjithë botën pasi sipas tij është e pafalshme që të vdesin fëmijë. Presidenti Obama tha se Shtetet e Bashkuara nuk po shqyrtojnë dërgimin e trupave tokësore. Ai shtoi se ky nuk do të jetë një operacion afatgjatë, nëse ndërmerret një veprim ushtarak.
Përpara komenteve të Presidentit Obama, Sekretari i Shtetit John Kerry tha se sipas të dhënave të zbulimit amerikan, qeveria siriane është përgjegjëse për sulmin me armë kimike javën e kaluar, por ai nuk përmendi se si mund të kundërpërgjigjen Shtetet e Bashkuara.
Comments (0 posted)
Post your comment