Zgjedhjet në Kosovë, 105 subjekte politike në KQZ
Në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve të Kosovës, deri mbrëmë në mesnatë, kur ishte edhe afati i fundit, janë paraqitur 105 subjekte politike, përfshirë 33 parti politike, dy koalicione, 53 iniciativa qytetare dhe 15 kandidatë të pavarur.

Prej subjekteve serbe, është paraqitur lista e përbashkët “Serbia”, në të cilën janë të përfshirë kandidatët për kryetarë të komunave në pjesën jugore dhe veriore të Kosovës, pastaj lista “Serbia, Demokracia, Drejtësia e Oliver Ivanoviç, Iniciative demokratike dhe iniciativat qytetare nga Leposaviçi, ka konfirmuar Miradije Mavriç, drejtoreshë ekzekutive e Zyrës së KQZ për regjistrimin e partive.
Ndërkohë që edhe pse Beogradi i ka ftuar serbët që të marrin pjesë në zgjedhjet lokale të Kosovës më 3 nëntor, në pjesën veriore ka akoma nga ta që e kundërshtojnë daljen në zgjedhje, madje raportohet se në pjesën veriore të Kosovës janë paraqitur mbishkrime në të cilat shkruan "JO zgjedhjeve".
Comments (0 posted)
Post your comment