Betohen deputetët
Në Kuvendin e ri, koalicioni i majtë ka 83 mandate, nga të cilat, PS: 65, LSI: 16, PBDNJ: 1, PKD: 1 mandat, ndërsa të djathët kanë 57 mandate, nga të cilat PD: 50, PR: 3, PDIU: 4: mandate.
Betohen 140 deputetët e dalë nga zgjedhjet e 23 Qershorit. Në nisje të seancën plenare, të drejtuar sërish nga Namik Dokle, deputeti Armando Subashi lexoi konkluzionet e Komisionit të verifikimit të mandateve. Sipas tij komisioni nuk konstatoi asnjë pavlefshmëri gjatë verifikimit të mandateve. Ai ka nënvizuar vetëm rastin e Vasil Bicajt, i cili ka deklaruar se refuzon të bëjë betimin duke hequr dorë nga mandati i deputetit.
“Në lidhje me këtë rast, i takon kryesuesit të seancës të veprojë në bazë të rregullores së Kuvendit”,- tha Subashi. Ndërkohë u vendos që vendin e Vasil Bicajt do ta zërë kandidati pasardhës në listën e PD-së për Lezhën, Mhill Fufi.
Ndërkohë pritet që të bëhet votimi për kreun e Kuvendit, post për të cilin është propozuar kreu i LSI-së, Ilir Meta. Një grup deputetësh, të kryesuar nga kryesocialisti Edi Rama kanë dorëzuar një kërkesë për emërimin e Metë2s në postin e mbajtur nga Jozefina Topalli.
Me zgjedhjen e kryetarit të ri të Kuvendit, Dokle do t’i lirojë atij vendin dhe më pas do të jetë ky kryetar që, pasi të mbajë fjalën e rastit, të njoftojë edhe datën dhe orën e mbledhjes së Kuvendit, kur kryeministri do të bëjë publik programin e qeverisë së re.
Në Kuvendin e ri, koalicioni i majtë ka 83 mandate, nga të cilat, PS: 65, LSI: 16, PBDNJ: 1, PKD: 1 mandat, ndërsa të djathët kanë 57 mandate, nga të cilat PD: 50, PR: 3, PDIU: 4: mandate.
Comments (0 posted)
Post your comment