Home | Politics | Barroso kërkon krijimin e unionit bankar

Barroso kërkon krijimin e unionit bankar

image
Presidenti i Komisionit Europian, Jose Manuel Barroso ka kërkuar progres të shpejtë në krijimin e unionit bankar të BE, që konsiderohet i rëndësishëm në stabilizimin e sistemit financiar të Brukselit.

 

 

 

 

 

 

 

Presidenti i Komisionit Europian, Jose Manuel Barroso ka kërkuar progres të shpejtë në krijimin e unionit bankar të BE, që konsiderohet i rëndësishëm në stabilizimin e sistemit financiar të Brukselit. Udhëheqësi i krahut ekzekutiv të BE, ka thënë të mërkurën se Unioni i 28 shteteve duhet patjetër ta kompletojë projektin “që të sigurohet se taksapaguesit nuk do jenë të parët që do të paguajnë” kur bankat dështojnë.

 

Në fjalimin e tij vjetor në Parlamentin Europian në Strasburg, Barroso ka thënë se Europa së fundi ka pranuar “lëvdata dhe vlerësime pozitive” për reformën e saj dhe shpreson që ta tejkalojë krizën e saj të borxheve vitin e ardhshëm.

 

Parlamenti pritet që të enjten të votojë në legjislacionin i cili do e krijojë të parin nga tre shtyllat e unionit bankar, një trup i centralizuar që do i kontrollojë bankat e mëdha.

 

 

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Rate this article
0