Home | Politics | PE miraton raportin për rikthimin e vizave

PE miraton raportin për rikthimin e vizave

image
Parlamenti Europian (PE)  miratoi sot raportin për vendosjen e mekanizmi që mundëson rikthimin e përkohshëm të vizave për vendet e origjinës së azilkërkuesve.

 

 

 

 

 

 

 

 

Parlamenti Europian (PE)  miratoi sot raportin për vendosjen e mekanizmi që mundëson rikthimin e përkohshëm të vizave për vendet e origjinës së azilkërkuesve.

 

Ky propozim ishte bërë nga eurodeputeti spanjoll i Partisë Popullore Europiane (PPE), Diaz de Mera, ndërsa mekanizmi për pezullimin e liberalizimit të vizave nuk dedikohet vetëm për vendet e Ballkanit Perëndimor, por për të gjithë shtetet që kanë regjim pa viza në zonën e Shengenit.

 

Pro këtij propozimi kanë votuar 328 eurodeputetë, ndërsa 257 kanë qenë kundër. 

 

Në këtë seancë të PE është diskutuar edhe situata lidhur me azilkërkuesit që vijnë nga vendet e Ballkanit Perëndimor.

 

 

 Një mekanizëm i tillë pritet të rrezikojë vendet e Ballkanit Perëndimor, sidomos Serbinë, qytetarët e të cilave vazhdimisht po keqpërdorin liberalizimin e vizave. 

 

Euro-deputetja Tanja Fajon ka kërkuar që votimi të shtyhet, duke e konsideruar këtë propozim si “ilegal”, pasi i tejkalon përgjegjësit e parlamentit. Kundërshtimi i saj është refuzuar ndërsa më pas është votuar mekanizmi i ri.

 

“Partia Popullore Europiane, bashkë me konservativët dhe forcat populliste në Parlamentin Europian kanë  treguar edhe njëherë se nuk çajnë kokën për qytetarët europianë dhe lirinë e lëvizjes, e cila është e drejtë fundamentale njerëzore”, ka shkruar në reagimin e saj dërguar medieve Tanja Fajon.

 

Sipas saj miratimi i këtij mekanizmi për kthim të përkohshëm të regjimit të vizave në Ballkan do të “shkaktoje kaos”. 

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Rate this article
0