Home | Politics | "Rikthehen" vizat për Ballkanin Perëndimor

"Rikthehen" vizat për Ballkanin Perëndimor

image
Parlamenti Europian miratoi mekanizmin për pezullimin e regjimit pa viza. Opinionet e parlamentarëve europianë janë të ndryshme. Ka nga ata, që thonë se bëhet fjalë për një dënim kolektiv për Ballkanin Perëndimor.

 

 

 

 

 

 

 

Parlamenti Europian miratoi mekanizmin për pezullimin e regjimit pa viza. Opinionet e parlamentarëve europianë janë të ndryshme. Ka nga ata, që thonë se bëhet fjalë për një dënim kolektiv për Ballkanin Perëndimor.

 

Pas dy vjet e gjysmë negociatash brenda BE, Parlamenti Europian mori dje vendimin për miratimin e një mekanizmi për pezullimin e regjimit pa viza.

 

Fluksi i madh i të ashtuquajturve “azilkërkues të rremë” nga vendet e Ballkanit Perëndimor është një arsye, pse disa vende anëtare të BE kanë këmbëngulur që ky mekanizëm të miratohet sa më shpejt të jetë e mundur.

 

Ndërsa një numër i deputetëve të Parlamentit Europian shohin në kthimin e përkohshëm të vizave vetëm një mënyrë për të mbrojtur qytetarët dhe regjimin e vizave të BE, ka edhe prej atyre, që e shohin atë si një “dënim kolektiv të qytetarëve të Ballkanit Perëndimor”, të instrumentalizuar politikisht.

 

Deputetët e Parlamentit Europian kanë qëndrime shumë të ndryshme. Ata të bllokut të djathtë konservator të partive popullore e mbështesin propozimin si një mënyrë për forcimin e sistemit të Shengenit dhe sigurisë së qytetarëve të BE. Socialdemokratët, liberalët dhe të Gjelbrit janë kritikë. Raportuesja e PE për liberalizimin e vizave, Tanja Fajon, u bëri thirrje deputetëve të votojnë kundër këtij propozimi, të cilin ajo e karakterizoi si “të keq për të gjithë BE dhe fqinjët e tij”.

 

“Ekziston një rrezik i madh, që këtë mekanizëm të mund ta shfrytëzojnë qeveritë e disa vendeve si mjet për të marrë mbështetje politike kundër të ardhurve nga vendet fqinje. Këtu mendoj në radhë të parë për qytetarët e Ballkanit Perëndimor, për të cilët liberalizimi i vizave ka qenë një hap historik në rrugën e tyre drejt Bashkimit Europian. Me këtë ne rrezikojmë jo vetëm politikën e vizave, por edhe politikën ndaj fqinjëve.

 

Të dhënat e fundit të Frontex-it dëshmojnë se numri i azilkërkuesve nga vendet e Ballkanit Perëndimor në BE po zvogëlohet. Ndërkohë, në Bruksel mund të dëgjosh mendimin se qeveritë e këtyre vendeve janë duke bërë gjithçka për të penguar abuzimin e udhëtimit pa viza dhe se është në dorë të vendeve të zonës “Shengen” që ta reformojnë politikën e azilimit, të shkurtojnë procedurat dhe me këtë të mënyrë të evitojnë të gjithë ato, që në “kërkesën për azilimin” shohin mundësinë për përfitime materiale.

 

Pezullimi i regjimit pa viza fillimisht do të zgjaste gjashtë muaj dhe më vonë të pasohet nga një vlerësim i ri i situatës.

 

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Tags

No tags for this article

Rate this article
0