Venizellos sot në Tiranë
Axhenda zyrtare nis sot në orën 09:00, kur Venizellos do të pritet nga Ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati. Pritet që në takimin mes dy homologëve të diskutohen çështje të rëndësishme për shqiptarët siç është çështja e kufirit detar me Greqinë, çështja çame apo dhe problemet e emigrantëve shqiptarë
Ditën e sotme ndodhet për një vizitë zyrtare në Tiranë, Zv. Kryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme i Greqisë, Evangjelos Venizellos.
Ditën e sotme ndodhet për një vizitë zyrtare në Tiranë, Zv. Kryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme i Greqisë, Evangjelos Venizellos. Ministra e Jashtme e Shqipërisë njofton se gjatë kësaj vizite, Venizellos do të takohet me presidentin Bujar Nishani, kryetarin e Kuvendit, Ilir Meta, kryeministrin Edi Rama dhe kryetarin e PD, Lulzim Basha.
Axhenda zyrtare nis sot në orën 09:00, kur Venizellos do të pritet nga Ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati. Pritet që në takimin mes dy homologëve të diskutohen çështje të rëndësishme për shqiptarët siç është çështja e kufirit detar me Greqinë, çështja çame apo dhe problemet e emigrantëve shqiptarë në Greqi dhe të minoritetit grek në Shqipëri.
Comments (0 posted)
Post your comment