Home | Politics | Zgjedhjet lokale në Kosovë

Zgjedhjet lokale në Kosovë

image
Ne zgjedhjet e sotme  në Kosovë marrin pjesë 1.5 milion zgjedhës, me të drejtë vote.

 

 

 

Në Zgjedhjet Lokale, ku do të zgjidhen Kryetarë të komunave dhe Këshilltarët komunalë, marrin pjesë 74 subjekte politike, nga to 34 subjekte politike shqiptare, 22 serbe, 7 boshnjake, 4 turke, 2 ashkalinje dhe të Malit të Zi, një e egjiptasve, goranëve dhe romëve.

Në zgjedhjet e gjashta me radhë që nga paslufta, të drejtë vote kanë më shumë se një milion e gjysmë qytetarë.

KQZ thotë se listat e votuesve janë të rifreskuara me të dhëna të reja, por, për një çështje të tillë, disa nga anëtarët e KQZ-së patën kritikuar institucionet e vendit dhe vetë KQZ-në, se nuk kanë rifreskuar mirë dhe me kohë listën e votuesve.

Zgjedhjet lokale do të vëzhgohen nga vëzhgues vendës dhe ndërkombëtarë. Koalicioni i organizatave joqeveritare "Demokracia në Veprim" ka angazhuar rreth 2,400 vëzhgues.


 

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Tags

No tags for this article

Rate this article
5.00