Home | Politics | Byroja e Hetimit zëvendëson ILDKP

Byroja e Hetimit zëvendëson ILDKP

image
Krahas ngritjes së Byrosë Kombëtare të Hetimit, e cila do të nxjerr jashtë loje ILDKP, mazhoranca qeverisëse po rrëzon gradualisht të gjitha barrierat ligjore, të cilat ishin shndërruar në mburojë për zyrtarët e korruptuar.

 

 

 

 

 

 

 

 

Ora e drejtësisë dhe e llogaridhënies për pushtetarët e korruptuar sa vjen e afrohet. Krahas ngritjes së Byrosë Kombëtare të Hetimit, e cila do të nxjerr jashtë loje ILDKP, mazhoranca qeverisëse po rrëzon gradualisht të gjitha barrierat ligjore, të cilat ishin shndërruar në mburojë për zyrtarët e korruptuar. Kriminalizimi i veprës penale të korrupsionit, u pasua me disa ndryshime në Kodin e Procedurës Penale, të cilat konsistojnë në kontrollin e shtëpive të zyrtarëve të lartë, arrestimin e tyre pa autorizimin e Kuvendit dhe konfiskimin e pasurive të dyshimta. Në këtë mënyrë duket se ka dalë jashtë loje edhe Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, i cili deri më tani është bërë mburojë e pasurive të paligjshme. Kjo e fundit duket se ka tmerruar deputetët, ministrat, drejtorët, prokurorët dhe gjyqtarët, vilat e të cilëve janë të panumërta dhe të pajustifikuara. Me miratimin e ndryshimeve të reja në Kodin e Procedurës Penale hapet rruga për konfiskimin e pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme të zyrtarëve të lartë,  të cilat nuk justifikohen me të ardhurat e tyre të deklaruara.

 

Juristët

 

Juristët mbështesin ndryshimet në Kodin e Procedurës Civile për konfiskimin e pasurive të paligjshme. Avokati Sajmir Visha, në një prononcim për gazetën “Sot”, mbështet nismën e qeverisë për të luftuar korrupsionin, duke theksuar se pasuritë e paligjshme duhet të konfiskohen. “Ne mbështesim çdo ndryshim që ka të bëjë me luftën kundër korrupsionit. Çdo pasuri e paligjshme duhet të hetohet dhe konfiskohet”, u shpreh Visha. Por, ai kundërshton vetëm faktin se sipas tij, nuk i takon Gjykatës së Krimeve të Rënda të shqyrtojë veprat e korrupsionit, pasi ato nuk janë krime. Visha thekson se Byroja Kombëtare e Hetimit është ajo që duhet të hetojë korrupsionin e zyrtarëve të lartë të shtetit. “Por, ne jemi kundër hetimit të korrupsionit nga Gjykata e Krimeve të Rënda, Prokuroria e Krimeve të Rënda. Sepse kjo nuk ndodh në asnjë vend të botës që korrupsioni i zyrtarëve të hetohet nga Krimet e Rënda, nuk ka arsye që t’i jepet ky atribut këtij organi. Korrupsioni të hetohet nga Task-forca, nga Byroja Kombëtare e Hetimit, në varësi të prokurorisë”, u shpreh Visha. Nismën e qeverisë e mbështet edhe avokati Idajet Beqiri. Ai i bën thirrje qeverisë që të mos abuzojë me ligjin dhe të konfiskojë pasuritë e paligjshme njësoj për të gjithë. “Jemi i vetmi vend në botë, krahasuar edhe me vendet e botës së tretë si Afrika, që nuk dimë se si bëhen pasuritë, si bëhet kapitali, si bëhen njerëzit miliarderë në një kohë të shkurtër. Kjo vjen si rrjedhojë e mungesës së shtetit ligjor, i cili nuk kontrollon se nga vijnë burimet. Një vend që nuk kontrollon pasuritë e tij, abuzivizmi është i tmerrshëm. Abuzivizmi është keqpërdorimi i ligjit, të shfrytëzohet politikisht për ta përdorur kundër kundërshtarit. Psh, një gjyqtar në Fier, që shtëpinë e ka në Tiranë, e ka rrogën 850.000 lekë të vjetra. Kaq para i duhen vetëm për karburant. Ku i gjen paratë që ka shtëpi në Fier, Tiranë, bregdet. Kjo është nisma e parë që duhet të ndërmarrë shteti”, u shpreh Beqiri.

 

Kodi i Procedurës Penale

 

Sipas ndryshimeve, do t’i jepet mundësia Gjykatës së Krimeve të Rënda, që të shqyrtojë rastet e korrupsionit, duke iu hapur rruga arrestimit të zyrtarëve të lartë të shtetit. Pra, ndryshimet e propozuara në Kodin e Procedurës Penale synojnë përfshirjen në kompetencën e Gjykatës së Krimeve të Rënda të veprave penale në fushën e korrupsionit, si dhe përcaktimin e dhënies së autorizimit për të proceduar në rastet e arrestit, ushtrimit të kontrollit personal ose të banesës, për deputetin, gjyqtarin, gjyqtarin e Gjykatës Kushtetuese dhe gjyqtarin e Gjykatës së Lartë. Projektligji që do t’i paraqitet Kuvendit për miratim synon zbatimin e masave parandaluese, me karakter pasuror, nëpërmjet sekuestrimit të pasurive, veprimtarisë ekonomike, tregtare dhe profesionale, si dhe nëpërmjet konfiskimit të pasurisë ndaj personave, mbi të cilët ekziston një dyshim i arsyeshëm për kryerjen e veprave penale në fushën e korrupsionit.

 

Zyrtarët që rrezikohen

 

Po kush zyrtarët e lartë që pritet të ndëshkohen pas ndryshimeve të reja të propozuara nga Këshilli i Ministrave? Ish ministrat e Sali Berishës përveç vilave dhe apartamenteve në Tiranë, kanë edhe vila dhe shtëpi të tjera në zona turistike. Vilat në fjalë nuk justifikohen me burimet financiare të deklaruara nga ana e tyre. Në këtë kushtet pritet veprojë ligji i ri, i cili parashikon konfiskimin e pasurimeve të dyshimta. Më konkretisht, ish-ministri i Inovacionit Genc Pollo, ka në pronësi një vilë në Qerret të Kavajës, 130 metra katrorë. Po ashti, edhe ish-ministrja e Integrimit Majlinda Bregu, ka një vilë druri në Lezhë, 50 metra katrorë. Ish-ministri i Jashtëm Aldo Bumçi, posedon një apartament në Golem të Kavajës, 58 metra katrorë. Ish-ministri i Financave Ridvan Bode, ka vilë luksoze në Korçë. Po ashtu, edhe ish ministrat Myqerem Tafaj, Eduard Halimi, Genc Ruli dhe Fatmir Mediu kanë vila të dytë në zonat turistike.

 

Llogaritë bankare të Berishës

 

Me dhjetëra llogari të reja, apartamente të padeklaruara më parë, vila dhe miliona të rrjedhura nga llogaritë e mëparshme, rezultojnë në deklaratat e pasurisë së kryeministrit Berisha, bashkëshortes Liri Berisha dhe bijve të tyre Shkëlzen dhe Argita Malltezit. Sipas deklaratave të dorëzuar pranë Inspektoratit të Lartë për Deklarimin dhe Kontrollin e Pasurive, bie në sy numri i llogarive të hapura nga  bashkëshortja e kreut të ekzekutivit. Në emër të zonjës Liri Berisha janë të hapura llogari në Tirana Bank 442 396, 95 lekë, Tirana Bank 161 02 lekë, San Paulo 1 150 600 lekë, Intesa San Paolo Bank 3 910, 43 euro, Intesa San Paolo Bank 1 989,43 USD, llogari për efekt pensioni 1 702 587.07 lekë, në Raiffeisen Bank 1 510 491.90 lekë dhe në Raiffeisen Bank 43 684.68 lekë. Në emër të kryeminsitrit Berisha janë të hapur llogari në Raiffeisen Bank 180 241.16 lekë, në Raiffeisen Bank 3 589.79 lekë si dhe në Raiffeisen Bank 0 euro.

 

Vilat e pajustifikuara të pushtetarëve dhe familjarëve të tyre

 

Ardian Fullani kompleks vilash në Farkë të Tiranë

 

Bujar Nishani, tre shtëpi dhe tre dyqane në zonën e Durrësit

 

Eduart Halimi, apartament në Durrës, 68 metra katrorë

 

Genc Pollo, vilë në Qerret të Kavajës, 130 metra katrorë

 

Majlinda Bregu, vilë druri në Lezhë, 50 metra katrorë

 

Aldo Bumçi, apartament në Golem të Kavajës, 58 metra katrorë

 

Ridvan Bode, ka vilë në Korçë

 

Bujar Leskaj, kreu i KLSH, ka në pronësi plot 5 apartamente

 

Myqerem Tafaj, vilën në Gjirin e Lalëzit, 79 metra katrorë

 

Fatmir Mediu, vilë në Golem të Kavajës

 

Dritan Prifti, dy apartamente

 

Genc Ruli, vilë në Qerret të Kavajës, 90 metra katrorë

 

-Vilat dhe apartamentet e Argita Malltezit

 

Apartament 77 metra katrorë në Tiranë, përfituar nga privatizimi

 

Apartament 95 m2 dhe garazh, i blerë duke shkëmbyer me një apartament tjetër dhe 14 mijë dollarë

 

Shtesa anësore e pallatit, 60 metra2 e pa hipotekuar. Vlera 20 mijë dollarë

Apartament plus parking, 188 metra2, vlera 125 mijë dollarë

Apartament 141 metra2, vlera 100 mijë dollarë

Dyqan 33 metra katrorë, vlera 26 mijë euro

Gjysmë vile në bregdet Gjiri i Lalëzit, vlera 56 mijë euro

Tokë tre mijë metra2, vlera gjashtë milionë lekë

Apartament 120 metra2, vlera 150 mijë euro

Apartament 200 metra2, vlera 100 mijë euro   Eneida Jaçaj /SOT

 

 

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Rate this article
5.00