Home | Politics | Belgjika "JO" armëve kimike

Belgjika "JO" armëve kimike

image
 Ministri belg i Mbrojtjes Pieter De Crem tha se nuk ishte  dakort që një pjesë e arsenalit të armëve kimike të Sirisë të shkatërrohen në Belgjikë.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Pas Norvegjisë dhe Shqipërisë, edhe Belgjika i thotë jo armëve kimike siriane. Ministri belg i Mbrojtjes Pieter De Crem tha se nuk ishte  dakort që një pjesë e arsenalit të armëve kimike të Sirisë të shkatërrohen në Belgjikë. Belgjika, së bashku me Francën dhe Shqipërinë, u kontaktuan nga Shtetet e Bashkuara,  si vende të mundshme për shkatërrimin e arsenalit kimik të Sirisë, i cili përmban më shumë se  1,000 tonë gaz helmues.

Sipas tij Belgjika është gati të ndihmojë në këtë proces edhe nëse ai bëhet brenda kufinjëve të Sirisë. Norvegjia gjithashtu ka përjashtuar shkatërrimin e armëve kimike në tokën e saj, por së bashku me Danimarkën ka ofruar anije për të ndihmuar në nxjerrjen jashtë Sirisë agjentët kimikë. Ministri i Jashtëm gjerman Guido Westerwelle ofroi gjithashtu ndihmën financiare ose teknike për këtë proces.

Organizata për Ndalimin e Armëve Kimike aprovoi një plan të detajuar për shkatërrimin e arsenalit sirian deri në mesin e 2014-s.  Vendi ku mund të shkatërrohen këto armë ende nuk bëhet  i njohur.

 

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Rate this article
5.00