Latest News
Ban Ki-Moon: Armëpushim në Siri!
Ban Ki-Moon ka thënë se në vitin 2013, “konflikti sirian është përkeqësuar përtej çdo imagjinate”.
Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-Moon, ka thënë se luftimet në Siri duhet të ndalen, para bisedimeve për paqe midis qeverisë dhe opozitës siriane, të cilat planifikohet të nisin në muajin Janar në Gjenevë. Ban Ki-Moon ka thënë se në vitin 2013, “konflikti sirian është përkeqësuar përtej çdo imagjinate”. Të Hënën, agjencitë e Kombeve të Bashkuara kanë bërë thirrje për 6.5 miliardë dollarë fonde për sirianët në vitin 2014, që është apeli më i madh për ndihma për viktimat e një konflikti të vetëm.
Lufta civile në Siri ka nisur në Mars të vitit 2011 dhe, sipas shifrave të OKB-së, ka marrë mbi 100,000 jetë.
Rate this article
Comments (0 posted)
Post your comment