BE pritet të japë vendimin për Shqipërinë
Këshilli i BE-së do të mblidhet sot për të marrë vendim lidhur me propozimin e Komisionit Europian për statusin e Shqipërisë.
Këshilli i BE-së do të mblidhet sot për të marrë vendim lidhur me propozimin e Komisionit Europian për statusin e Shqipërisë.
Gjatë mbledhjes informale të ditës së hënë, ministrat e Jashtëm të BE-së kanë diskutuar për Shqipërinë, por nuk morën ndonjë vendim. Ministri i Jashtëm slloven, Karl Erjavec u shpreh optimist për një vendim pozitiv të Martën për statusin kandidat.
Mbledhja e ministrave të jashtëm të BE-së do të zgjasë deri në orën 21:00 të mbrëmjes, ndërsa më pas do të ketë një edhe konferencë për shtyp, për vendimet e marra.
Përveç Holandës që më herët ka shprehur votën kundër, në dilemë për qëndrimin e tyre janë edhe Danimarka, Franca, Britania e Madhe dhe Gjermania.
Comments (0 posted)
Post your comment