Home | Politics | Pritet të zgjidhet Presidenti i BE

Pritet të zgjidhet Presidenti i BE

image
Postet e reja janë rezultat i Traktatit Reformues të BE-së që hyn në fuqi më 1 Dhjetor. 

 

 

 

Sot, udhëheqësit e 27 vendeve anëtare të Bashkimit Evropian do të zgjedhin Presidentin e Parë dhe Ministrin e Jashtëm me një votim tepër të paparashikueshëm, i cili i ngjan ndoshta një llotarie të thjeshtë.Nuk ka ende asnjë kandidat zyrtar, megjithëse më shumë se gjashtë politikanë thuhet të jenë në garë.Emrat e cituar janë që nga ish- Kryeministri Britanik Tony Blair e deri te Kryeministri Belg Herman Van Rompuy.

Kryeministri Suedez Fredrik Reinfeldt, drejtuesi i takimit kërkon një konsensus për postin e Presidentit dhe të Ministrit të Jashtëm - pozita që kanë një pagesë vjetore mbi 300 mijë euro.

Postet e reja janë rezultat i Traktatit Reformues të BE-së që hyn në fuqi më 1 Dhjetor. Kryeministri konservator i Belgjikës Herman Van Rompuy mendohet të jetë në krye të garës.

Janis Emmanouilidis, Analist në Qendrën për Politikat Europiane thotë se ka dy arsye kryesore përse emri Van Rompuy gjëndet gjithmonë në krye.

"Një arsye ka të bëjë me faktin se Berlini dhe Parisi duket se favorizojnë atë si kandidat, dhe kjo është mbështetje e fuqishme. Arsyeja e dytë është se ai ka treguar se është i aftë për konsensus".

Diplomatët thonë se nëse Britania mund të marrë një post të rëndësishëm në Komisionin Europian kjo do të bënte që posti i Ministrit të Jashtëm t'i lihej Migel Anhel Moratinos të Spanjës ose Massimo D'Alemas, ish- Ministrit të Jashtëm Italian.

Posti i shefit të politikës së jashtme ka më shumë pushtet dhe një rol më të madh në skenën botërore sesa Presidenti i BE-së.

Kryeministrit Reinfeldt i duhet të gjejë një baraspeshë mes kandidatëve nga vendet e mëdha dhe të vogla të BE-së, mes Konservatorëve dhe Social-demokratëve apo mes burrave dhe grave.

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Tags

No tags for this article

Rate this article
5.00