Latest News
Panama njeh Kosoven
Konfirmimi ka ardhur nga ministri i Jashtëm i Panamasë Luis Navaro.
Ministri i Jashtem i Republikës së Kosovës, Skënder Hyseni, ka njoftuar se Republika e Panamasë e ka njohur Kosovën shtet të pavarur dhe sovran.Konfirmimi ka ardhur nga ministri i Jashtëm i Panamasë Luis Navaro.
Keshtu, Panamaja, bëhet shteti i 54-të anëtar i OKB-së që e njeh Republikën e Kosovës, e cila më 17 shkurt 2008 shpalli pavarësinë. MPJ-ja thotë se së shpejti priten edhe disa njohje të tjera nga Amerika Qendrore dhe vendet arabe.
Panamaja gjendet ne Amerikën Qendrore, e kufizuar me detin e Karaibeve dhe Oqeanin Paqësor, ndërmjet Kolumbisë dhe Kostarikës.
Rate this article
Comments (0 posted)
Post your comment