Home | Politics | Jep dorëheqjen Kryeministri i Ukrainës

Jep dorëheqjen Kryeministri i Ukrainës

image
Kryeministri i Ukrainës, Mykola Azarov, ka dhënë dorëheqjen.

 

 

 

 

 

 

 

 

Kiev, 28 Janar - Kryeministri i Ukrainës, Mykola Azarov, ka dhënë dorëheqjen. Parlamenti ka hapur një seancë të jashtëzakonshme, me qëllim të gjetjes së një zgjidhjeje për protestat antiqeveritare.Azarov ka thënë se jep dorëheqjen në përpjekje për të krijuar një mundësi më shumë për kompromis politik, raportojnë agjencistë e lajmeve nga kryeqyteti ukrainas.

 

Gjatë fundjavës, Presidenti Viktor Yanukovych i ka ofruar postin e kryeministrit njërit prej udhëheqësve të opozitës, Arseniy Yatsenyuk, por ai e ka hedhur poshtë ofertën.

 

Në prag të seancës së sotme, Yanukovyh ka takuar tre udhëheqësit kryesorë të opozitës, me të cilët ka rënë dakord që të shfuqizojë ligjet antiprotestë, të miratuara nga parlamenti, më 16 Janar.

 

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Rate this article
0