Home | Politics | Z. Lammart: Shqipëria i përket BE-së

Z. Lammart: Shqipëria i përket BE-së

image
Kryeministri Rama, duke e vlerësuar Gjermaninë si një partner kyç të Shqipërisë i shprehu zotit Lammert falënderimet dhe mirënjohjen për mbështetjen e rëndësishme që Gjermania  i ka dhënë Shqipërisë në procesin  e integrimit...

 

 

 

 

 

 

 

Kryeministri Rama u takua sot në Berlin me Presidentin e Bundestagut gjerman, Norbert Lammert. Presidenti i Bundestagut, duke i uruar suksese qeverisë shqiptare dhe kryeministrit Rama në punën e nisur, vlerësoi progresin e arritur së fundmi nga qeveria shqiptare, nëpërmjet reformave të ndërmarra, kryesisht në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, të cilat e afrojnë edhe më tepër Shqipërinë me familjen e madhe evropiane.  Zoti Lammert u shpreh se Shqipëria i përket BE, dhe siguroi për mbështetjen e Gjermanisë në procesin e integrimit europian të vendit.

 

Kryeministri Rama, duke e vlerësuar Gjermaninë si një partner kyç të Shqipërisë i shprehu zotit Lammert falënderimet dhe mirënjohjen për mbështetjen e rëndësishme që Gjermania  i ka dhënë Shqipërisë në procesin  e integrimit, duke theksuar mes të tjerave, vullnetin e palëkundur dhe angazhimin e plotë të qeverisë shqiptare për të përmbushur me sukses këtë proces të rëndësishëm për Shqipërinë dhe shqiptarët.

 

Kryeministri Rama e njohu zotin Lammert me arritjet e qeverisë shqiptare në disa prej fushave kryesore të zhvillimit të vendit dhe theksoi se qëllimi madhor i kësaj qeverisje është modernizimi i Shqipërisë.

 

Gjatë takimit të dy personalitetet vlerësuan marrëdhëniet shumë të mira që ekzistojnë mes dy vendeve, Gjermanisë dhe Shqipërisë dhe shprehën vullnetin e përbashkët për forcimin e urave të bashkëpunimit në të ardhmen, në fusha me interes të ndërsjellë.

 

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Tags
Rate this article
0