Izraeli pranon armepushimin
Lajmin e ka bere te ditur vete kryeministri Ehud Olmert, i cili ka deklaruar se zbatimi i armepushimit do te nise ne oren 2 te 18 janarit.
Ne mbledhjen e jashtezakonshme, te mbajtur ne Tel Aviv, kabineti izraelit i sigurise e ka pranuar me unanimitet propozimin e Kryeministrit Ehud Olmert per armepushimin e njeanshem ne Rripin e Gazes.
Olmert ka thene se Hamasi ka marre goditje te renda, ndersa Izraeli i ka realizuar plotesisht e madje edhe i ka tejkaluar objektivat qe kishte caktuar ne fillim te operacionit “Plumbi i Shkrire”, i cili u aplikua kunder Hamasit.
Me tej ai ka shprehur keqardhjen e tij per viktimat ne radhet e civileve, por ka theksuar se ishte levizja islamike qe e detyroi Izraelin te ndermerrte sulmet.
Hamas na detyroi qe te perdornim dhunen, por siguroj se izraelitet nuk e urrejne popullsine ne Gaza. Nuk e urrenin para ofensives dhe nuk e urrejne as tani - ka thene Olmert.
Armepushimi i njeanshem i Izraelit nuk do te thote fundi i rezistences sone - ka deklaruar nje zedhenes i Hamasit.
Comments (0 posted)
Post your comment