Home | Politics | Fyle sërish në Tiranë

Fyle sërish në Tiranë

image
Komisioneri Fyle do zhvillojë takim dhe me përfaqësues të shoqërisë civile, ndërsa më vonë pritet dhe konferencë shtypi. Lajmi bëhet i ditur nga zëdhënësi i KE, Peter Stano.

 

 

 

 

 

 

Në kuadër të dialogut të nivelit të lartë mbi prioritetet kyçe për Shqipërinë, vjen nesër në Tiranë Komisioneri për Zgjerim Stefan Fyle. Dialogu nisi vitin e kaluar për të konfirmuar përkushtimin e Bashkimit Europian ndaj Shqipërisë, në procesin e integrimit të saj. Dialogu do zhvillohet në prani të anëtarëve të qeverisë dhe përfaqësuesve të opozitës. 

 

Komisioneri Fyle do zhvillojë takim dhe me përfaqësues të shoqërisë civile, ndërsa më vonë pritet dhe konferencë shtypi. Lajmi bëhet i ditur nga zëdhënësi i KE, Peter Stano. Një ditë më parë Komisioni Europian njoftoi se raporti për statusin e Shqipërisë nuk do të publikohet në datën 3 Qershor.  

 

Stano theksoi se raporti do të shërbejë si bazë për diskutimet e vendeve anëtare në Samitin e Këshillit Europian më vonë gjatë këtij muaji, kur ata do të vendosin për statusin e vendit kandidat. Zyrtari europian njofton ndër të tjera se nuk bëhet fjalë për një raport-progresi, por për një raport që vendet e Bashkimit Europian ia kanë kërkuar Komisionit Europian, ku të përmblidhen përpjekjet e qeverisë shqiptare, progresi i arritur në luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe ecuria në reformën gjyqësore.

 

 

 

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Tags

No tags for this article

Rate this article
0