Home | Politics | * * *

* * *

image
Sipas të dhënave të fundit, thuhet se versioni i fundit i iPhone 6 do të përbëhet nga një material guri të çmuar, i cili do të jetë tepër i vështirë për t’u thyer apo gërvishtur.

 

 

 

 

 

 

 

 

WhatsApp arrin 600 milion përdorues

 

WhatsApp po vazhdon të rritet me hapa shumë të shpejtë, dhe këtë e konfirmoi shefi dhe themeluesi i aplikacionit të famshëm mobil, Jan Koum, i cili tha se shërbimi i mesazheve tani ka 600 milionë përdorues aktivë mujorë në mbarë botën.

WhatsApp, aplikacioni i blerë nga Facebook në muajin Shkurt të këtij viti për një shumë prej 19 miliardë dollarësh, po dëshmohet si investim i mirë pasi  shifrat e saj të fundit tregojnë se aplikacioni po vazhdon të udhëheqë në tregun e aplikacioneve dhe shërbimeve që bëjnë dërgimin e mesazheve mobile.

Koum tha se ekziston një dallim mes përdoruesve të regjistruar dhe atyre aktivë. Para 14 muajsh, WhatsApp kishte vetëm 250 milionë përdorues aktivë.

 

 

iPhone 6 del më 9 Shtator

 

Apple dëshiron të përdorë xhamin prej safiri në modelet 4.7 dhe 5.5 inch të iPhone 6. Sipas WSJ për shkak të kostos së lartë të xhamit prej safiri, Apple po mendon ta përdorë vetë në modelet 64 GB, por nëse do të ketë probleme me prodhimin, atëherë ky material do të përdoret vetëm në iPhone 6 me ekran 5.5 inch. Ai do kushtojë 50 euro më shumë se Iphone 5s.

Kompania po investon shumë para në xhamin prej safiri, falë edhe bashkëpunimit me GT Advanced, që tani për tani i ka kushtuar 500 milionë dollarë.

Fabrika amerikane është  në gjëndje të prodhojë xhama prej safiri për rreth 100 - 200 mijë iPhone, dhe kjo e ka bindur Apple ta limitojë përdorimin vetëm në modelet më të kushtueshëm.

 

 

Iphone 6 do të jetë i pathyeshëm!

 

Tashmë dihet botërisht se shqetësimi më i madh i personave që kanë Iphone, nuk është çmimi i lartë i këtij telefoni, as madhësia dhe gjerësia, por ekrani, i cili për fat të keq është më i prekshmi dhe gjithashtu më i mundshmi për t’u dëmtuar.

Në fakt, një dëmtim i ekranit, nuk kushton pak, por 200 euro ose paund, thuajse sa gjysma ose një e treta e çmimit të telefonit. Dhe kjo nuk është aspak normale për të gjithë ata që kanë këtë telefon, si për biznesmenët e deri tek njerëzit e thjeshtë. Problemi me ekranet e këtij telefoni janë më të shumtët, prandaj njerëzit kërkojnë një zgjidhje sa më të shpejtë.

Kompania e njohur Apple, që nga viti 2007 që nisi të nxirrte në treg Iphone-t, ka shitur mbi 500 milionë telefona të tillë, pra një shifër tepër të madhe. Bëhet e ditur gjithashtu, se në muajin e ardhshëm do të nisë shitja e Iphone 6, një telefon i cili duket se do të rregullojë problemin e ekranit krejtësisht të thyeshëm. 

Sipas të dhënave të fundit, thuhet se versioni i fundit i iPhone 6 do të përbëhet nga një material guri të çmuar, i cili do të jetë tepër i vështirë për t’u thyer apo gërvishtur. Pra, modeli i ri që kompania Apple do të nxjerrë në treg, do të jetë tepër i lirë ekonomikisht dhe ndoshta është krijuar pikërisht për të mbizotëruar tregun.

 

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Rate this article
5.00