Home | Politics | Jo aleancë me Iranin

Jo aleancë me Iranin

image
Washingtoni e ka hedhur poshtë çdo mundësi bashkëpunimi ushtarak me Iranin për të luftuar kundër Kalifatit Islamik (IS) në Irak.

 

 

 

 

 

 

 

Washingtoni e ka hedhur poshtë çdo mundësi bashkëpunimi ushtarak me Iranin për të luftuar kundër Kalifatit Islamik (IS) në Irak. “Ne nuk koordinojmë veprimet ushtarake ose të ndajnë informacione të rëndësishme me Iranin”, – tha zëdhënësja e Departamentit të Shtetit, Marie Harf. Sidoqoftë, më parë, një zyrtar iranian kishte pohuar për rrjetin BBC, mundësinë e kontakteve të tilla me palën amerikane. Edhe Ministria e Jashtme e Iranit i hodhi poshtë më pas këto pretendime si të pasakta. Irani e ka kundërshtuar tradicionalisht përfshirjen amerikane në Irak, të cilin ai vazhdimisht, që pas rrëzimit të Sadam Huseinit, e ka konsideruar si aleat në objektivat e veta. Në vitet e fundit kur shpërthyen hapur ndasitë e pakënaqësitë me baza religjioze në vend, Irani, duke parë rritjen politike të peshës së shiitëve, sidomos pas realiteteve të reja me krijimin e shtetit islamik, u duk se u gjend papritur në një front të përbashkët me SHBA-në, por zyrtarisht, deri më tani, mediat nuk kanë raportuar kurrfarë marrëveshje e bashkëpunimi në terren mes tyre. Ditë më parë megjithatë, lideri i kurdëve në Irakun Verior, deklaroi gjatë vizitës së ministrit të Jashtëm iranian në ato rajone, se Irani kishte qenë i pari shtet që i kishte ndihmuar ata me furnizime ushtarake, në përpjekjet e tyre për të zmbrapsur militantët e Shtetit Islamik, çka përkon edhe me veprimet e fundit të Uashingtonit e Perëndimit në përgjithësi.

 

Dje, forcat ajrore qeveritare të Sirisë, kanë ndërmarrë disa inkursione ajrore kundër një kampi stërvitor dhe një furre, të militantëve të Shtetit Islamik, në pjesën verilindore të vendit, duke vrarë të paktën 25 vetë. Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut me seli në Londër, njoftoi dje se gjatë sulmeve ajrore në qytetin Raqqa, janë vrarë civilë dhe militantë. Agjencia shtetërore e lajmeve SANA ka konfirmuar, nga ana tjetër po dje se ka pasur “operacione të ushtrisë siriane kundër organizatave terroriste”, që ishin kryer në gjithë provincën Raqqa. Me këtë rast, sipas kësaj agjencie, ishte “eliminuar një numër i konsiderueshëm i terroristëve dhe janë shkatërruar sasi municionesh dhe armatimesh të militantëve të Shtetit Islamik”. Militantët e Shtetit Islamik kanë okupuar territore të gjera në pjesën veriore të Sirisë dhe në pjesën perëndimore e veriore të Irakut, ndërsa muajin e shkuar kanë dëbuar nga provinca Raqqa, forcat besnike ndaj Presidentit të Sirisë, Bashar al-Assad. Prej asaj kohe, Damasku ka kryer disa sulme ajrore kundër objektivave të militantëve të Shtetit Islamik. 

 

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Rate this article
0