Skocia thotë "Jo" ...
“Tani është koha për ne në Mbretërinë e Bashkuar, të bashkohemi dhe të lëvizim përpara”, tha Cameron, gjatë një fjalimi para zyrës së tij në Downing Street.
Shumica e skocezëve i thanë "Jo" ndarjes nga Britania e Madhe. Këtë e kanë treguar rezultatet e para të votimeve në referendumin në Skoci. Pas numërimit të pjesës më të madhe të fletëvotimeve, 55% janë deklaruar kundër pavarësisë së Skocisë, ndërsa 45% për pavarësi.
Pjesëmarrja në votime ishte tejet e lartë, pasi kanë votuar 85% e njerëzve që ishin në listat e votimit. Disfatën e ka pranuar edhe ministri i parë i Skocisë, Alex Salmon, i cili ishte udhëheqës i fushatës për pavarësi të Skocisë.
Ndërkohë kryeministri i britanik, David Cameron, ka bërë sot thirrje për unitet, pasi në Skoci është refuzuar pavarësia në referendumin historik.
“Tani është koha për ne në Mbretërinë e Bashkuar, të bashkohemi dhe të lëvizim përpara”, tha Cameron, gjatë një fjalimi para zyrës së tij në Downing Street.
Comments (0 posted)
Post your comment