Home | Politics | Festimet e Obames

Festimet e Obames

image
"This will be the most consequential speech since Roosevelt's in the Great Depression and in the top two or three since Lincoln." 

Priten mijera njerëz që do të vijnë për të përshëndetur Obamën dhe nënpresidentin Jo Biden në Filadelfia, si dhe në tre ndalesa të tjera.

Gjithashtu pritet  nje numer i madh pjesemarresish për të marrë festuar në Abraham Linkoln koncert në natyrë, në mes të të ftohtit, para Memorialit të Linkolnit.

Është në plan që presidenti i zgjedhur të flasë atje, para ndoshta rreth një milion njerëzve. Atje do të interpretojnë edhe këngëtarët Bono, Bionce, Steve Wander dhe Bruce Springsteen.

Në memorialin e Linkolnit mbajti fjalimin e famshëm “I have a dream”, udhëheqësi i të drejtave civile Martin Luther King, ditëlindja e të cilit përkujtohet pikërisht të hënën, që është ditë feste kombëtare.

Në Washington janë shtuar së tepërmi masat e sigurisë. Shumë ura dhe rrugë të qytetit do të mbyllen ditën e martë dhe në ceremonitë e fundjavës do të ketë me mijëra policë. Trupave të policisë do t’i shtohen rreth 18 mijë forca të ushtrisë, ndërsa 14 mijë të tjerë do të jenë në gjendje gadishmërie, në rast urgjence.

Të martën, në Parkun Kombëtar parashikohet të mblidhen deri në dy milionë vetë për të parë ceremoninë e betimit të Obamës dhe më pas, paradën që zhvillohet me këtë rast.

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Tags

No tags for this article

Rate this article
5.00