Home | Politics | Fjalimi i Papës në Tiranë

Fjalimi i Papës në Tiranë

image
“Toleranca dhe harmonia fetare në Shqipëri është një shembull që duhet ndjekur dhe që duhet të inspirohemi. Jam shumë i lumtur të jem këtu me ju në tokën e Shenjtë të Shqipërisë, në tokën e martirëve që kanë dëshmuar besimin e tyre në kohët e vështira të diktaturës.

 

 

 

 

 

 

 

Papa Françesku ka mbajtur fjalën e tij në Presidencë, ku u prit në një ceremoni të posaçme nga kreu i shtetit Bujar Nishani. Në qendër të fjalimit të tij ka qenë toleranca fetare në Shqipëri, duke e quajtur atë një shembull që duhet ndjekur.

 

“Toleranca dhe harmonia fetare në Shqipëri është një shembull që duhet ndjekur dhe që duhet të inspirohemi. Jam shumë i lumtur të jem këtu me ju në tokën e Shenjtë të Shqipërisë, në tokën e martirëve që kanë dëshmuar besimin e tyre në kohët e vështira të diktaturës. Kjo e ka lejuar shoqërinë shqiptare të ndërmarrë një rrugëtim të rindërtimit, që të ndërmarrë iniciativa të reja dhe të ketë bashkëpunim me vendet e afërta, me Evropën dhe botën mbarë. “ tha Ati i Shenjtë.

 

Teksa përsëriti mesazhin e tij mbarëbotëror për paqe, dashuri e mirësi, Ati i Shenjtë, bëri me dije se Shqipëria ka një vlerë të veçantë, e ruajtur ndër vite dhe ajo është bashkëjetesa fetare. 

 

“Respekti i të drejtave të njeriut, është një fjalë thelbësore, respekti për të drejtat e njeriut, mes të cilave edhe ajo e besimit, është një fakt thelbësor që ndikon në zhvillimin ekonomik dhe njerëzor të çdo vendi. Kur të drejtat e njeriut respektohen e garantohen ka të bëjë me të mirat e një vendi dhe Shqipëria ka një veçori të veçantë dhe e ka ruajtur dhe ka të bëjë me bashkëjetesën e feve të ndryshme. Klima e respektit, është një e mirë thelbësore dhe shumë e rëndësishme për të mirën e vendit, dhe kjo është një dukuri speciale, në kohën kur besimi po instrumentalizohet për të krijuar konflikte, dhe kjo ka shërbyer si faktor dhune, është ajo që po harrohet se çdo të thotë të besosh tek Zoti. Dhe kushdo që kërkon të përdorë besimin e Zotit për interesa të tij, është i paligjshëm. Gjithkush duhet të mbajë përgjegjësi për atë që i shkakton tjetrit. Ajo që ka ndodhur në Shqipëri, me bashkëjetesën e besimeve të ndryshme është një rast i veçantë që tregon se kjo bashkëjetesë është e mundur dhe mund të praktikohet. Kjo është një e mirë e paçmueshme për popullin dhe vendit. Është një vlerë që duhet ruajtur dhe duhet treguar çdo ditë. Është një dhuratë, që i duhet kërkuar Zotit në lutjet tona, qoftë e mundur që Shqipëria të vazhdojë gjithmonë në këtë rrugë, dhe është një shembull që duhet të inspirohemi” tha në fjalën e tij Papa Françesku.

 

Papa Françesku, u ndal edhe Nënë Tereza, ku u shpreh se lutjet e popullit shqiptar në këtë ditë janë edhe për të. ""E shenjta Nënë Tereza dhe motrat e saj, atyre u shkon mirënjohja më e madhe në lutjen tonë, dhe sigurisht që gëzohen në qiell duke parë njerëzit e mirë, që çojnë përpara kishën në Shqipëri. Tashmë prezantohen sfidat e reja të globalizimit ekonomik. Duhen bërë sforco që i gjithë ky zhvillim të gjithëve dhe jo një pjese të popullsisë. Zhvillimi nuk do të jetë i drejtë, nëse nuk i shërben të gjithë njerëzve. Rritja ekonomike duhet ti falet krijuesit. Duhen ruajtur vlerat, dhe e para është familja. Shqipëria mund t’i ruajë këto vlera që do t’i shërbejnë për të ardhmen", ka thënë më tej Papa.

 

Ati i Shenjtë, nënvizoi më tej se për vendin tonë, pas viteve të diktaturës, ka ardhur një erë e re ndryshimesh e pluralizmi politik, duke shtuar se kjo i ka dhënë jetë edhe zhvillimit ekonomik. “I dashur president pas dimrit të madh të vetmisë së madhe, më në fund erdhi pranvera, përmes zgjedhjeve të lira e pluralizimt politik, dhe kjo i ka dhënë jetë zhvillimit ekonomik. Shumë morën rrugën e emigracionit, ndërsa shumë të tjerë kanë rizbuluar arsyet e qëndrimit të tyre në atdhe. Dhe të gjitha këto kanë ndihmuar në përmirësimin e kushteve. Kisha katolike ka mundur të ekzistojë normalisht. Janë rindërtuar vendet e kultit dhe kjo është kisha e ‘Zojës së Mirë’ në Shkodër",  tha ai gjatë fjalimit të tij.

 

Në fund të fjalës, Ati i Shenjtë, përsëriti mesazhin dhe bekimin e dhënë nga Papa Gjon Pali II në vizitën e tin në 1992 në vendin tonë, ndërsa falenderoi popullin shqiptar për pritjen e ngrohtë.

 

“Ju falenderoj përzemërsisht për këtë pritje të ngrohtë. Dua ta mbyll me një shprehje të Papa Gjon Palit II në vitin 1992: Kërkojmë për Shqipërinë, mbrojtjen e Marias dhe Shpirtit të Shenjtë dhe shpresojmë që Zoti e Perëndia të japë për popullin shqiptar bekimin e tij.” përfundoi Ati i Shenjtë.

 

 

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Rate this article
5.00