Do të lejohen telefonat në avion
Agjencia e Sigurisë së Aviacionit Europian në Gjermani ka nxjerrë udhëzime të reja, kjo përsa i përket përdorimit të telefonit në avion. Telefonat dhe tabletat do të përdoren për internet WI-Fi, por jo për të folur gjatë udhëtimit.

Disa kompani fluturimesh Europiane kanë filluar që të lejojnë përdorimin e internetit në avion. Por, linjat ajrore do të duhet të vërtetojnë se aeroplanët e tyre nuk janë të prekur nga sinjale të transmetimit para se të lejojnë pajisjet që do të përdoren. Edhe Administrata e Aviacionit Federal të SHBA-së janë dakord me këtë plan.
Ndërkohë, ata përpara një viti patën dhënë urdhër që të bëhej kontroll i rreptë për telefonat përpara udhëtimeve duke konfiskuar telefonat ose duke penguar udhëtimin për ata që dispononin telefonin.
Ata kanë deklaruar së fundmi se do t’i shpërndajnë personave përkatës pajisjet e konfiskuara. Por edhe për përdoruesit e internetit në avion ka kufizime pasi nuk lejohet përdorimi i tij për lartësi shumë të mëdha.
Deri në fund të vitit, ky plan do të përfundojë dhe pasagjerët mund të përdorin internetin teksa udhëtojnë.
Comments (0 posted)
Post your comment