Home | Politics | Kryeministri Rama viziton Beogradin

Kryeministri Rama viziton Beogradin

image
Kryeministri Rama dhe delegacioni që e shoqëron mbërritën në Beograd rreth orës 10:00 të mëngjesit të sotëm, ku u pritën nga ministri i jashtëm serb, Ivica Daçiç.

 

 

 

 

 

 

Kryeministri Rama dhe delegacioni që e shoqëron mbërritën në Beograd rreth orës 10:00 të mëngjesit të sotëm, ku u pritën nga ministri i jashtëm serb, Ivica Daçiç.

 

Për kreun e ekzekutivit shqiptar është organizuar nje ceremoni e thjeshtë pritjeje, ndërkohë që ishin marrë masat shumë të rrepta të sigurise.

 

Rama shoqërohet nga disa truproja shqiptare, por nga ana e shtetit serb janë aktivizuar një numër i madh forcash të armatosura nëpër të gjitha rrugët e Beogradit per te mbarëvajtur këtë vizitë.

 

Rama takohet me kryeministrit Vuçiç, ceremoni zyrtare ne pallatin ‘Serbia’, valëvitet flamuri shqiptar.

 

Kryeministri shqiptar Edi Rama niset drejt qendrës së Beogradit, ku u prit nga Kryeministri Aleksandar Vuçiç me një ceremoni zyrtare. 

 

Ajo qe ra ne sy ne kete ceremoni ishte prania e flamurit shqiptar ne krah te atij serb, nje detaj qe sipas raportimeve te gazetarëve shqiptarë ne Beograd ka munguar ne aeroport, gjate ceremonise se pritjes, apo neper rruget e qytetit.

 

 Në orën 12:15 është planifikuar edhe konferenca për shtyp e dy kryeministrave ku ata do t’u përgjigjen edhe pyetjeve te gazetarëve.

 

Rama niset per ne Beograd, vizita e pare e nje kryeministri shqiptar pas 68 vjetesh.

 

 

Kryeministri Rama është nisur mëngjesin e sotëm drejt Beogradit ne viziten e shumediskutuar por historike te një kryeministri shqiptar në Serbi pas 68 vjetësh. Eskorta e Rames ka mberritur ne aroportin “Nënë Tereza” rreth ores 08:00, ku disa njerez me flamuj shqiptare ne duar kishin dale ta percillnin. Ne delegacionin shqiptar eshte edhe ministri i Jashtem, Ditmir Bushati dhe ai i Zhvillimit Ekonomik, Arben Ahmetaj si dhe dhjetera gazetare te televizioneve te ndryshme qe do te percjellin nga afer viziten historike.

 

 Këtë ngjarje historike do ta ndjekin  rreth 200 gazetarë.

 

Është parashikuar nënshkrimi i tri marrëveshjeve mes dy vendeve; një për doganat, një që shqiptarët dhe serbët të udhëtojnë me karta identiteti dhe një për bashkëpunimin rinor, por konfirmime zyrtare ende nuk ka.

 

Në orët e mbrëmjes Kryeministri Rama pritet të vizitojë Bashkinë e Beogradit ku do të takohet me kryebashkiakun Sinisha Mali me të cilin do të ketë një bisedë joformale.

 

Të martën Kryeministri Rama do të vizitojë Preshevën ku do të takohet me udhëheqësit shqiptarë, ndërkohë që do të ketë edhe një takim me qytetarët në Pallatin e Kulturës.

 

Mediat serbe i kanë kushtuar një rëndësis të veçantë vizitës së tij në Preshevë duke cituar Ministrin e Jashtëm, Ivica Daçiç që tha se nuk është problemi tek vizita e Ramës në Preshevë, por tek mesazhi që ai do të përcjellë.

 

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Rate this article
0