Home | Politics | BE do të ketë ushtrinë e saj?!

BE do të ketë ushtrinë e saj?!

image
Bashkimi i forcave mund të ndihmojë për t’iu kundërpërgjigjur kërcënimeve të reja përtej kufijve të bllokut si dhe për të mbrojtur “vlerat” evropiane.

 

 

 

 

 

 

Presidenti i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker ka bërë thirrje për krijimin e ushtrisë së BE-së nisur nga tensioni në rritje me Rusinë.

 

Juncker tha se, bashkimi i forcave mund të ndihmojë për t’iu kundërpërgjigjur kërcënimeve të reja përtej kufijve të bllokut si dhe për të mbrojtur “vlerat” evropiane.

 

Në një intervistë për gazetën gjermane “Welt am Sonntag”, ai shprehet se, bashkimi i forcës ushtarake do të ndihmonte edhe në shpenzimet efiçente për mbrojtjen dhe për integrimin e mëtejshëm të 28 vendeve anëtare.

 

Por, një propozim i tillë nuk pritet të mbështet nga Britani e Madhe apo edhe vende të tjera. Ndërsa Gjermania është shprehur pro kësaj ideje.

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Rate this article
0