Home | Politics | Kryeministri Tsipras, mbledh qeverinë

Kryeministri Tsipras, mbledh qeverinë

image
Në mbledhjen e parë të qeverisë së re, Aleksis Tsipras paralajmëroi ministrat e tij për rigorozitet në vlerësimin e punës së tyre, duke ritheksuar se i pret një kapitull i vështirë.

 

 

 

 

 

 

Kryeministri i sapozgjedhur, Aleksis Tsipras, i zgjedhur për herë të dytë në krye të qeverisë greke, zhvilloi sot mbledhjen e parë para kabinetit.

 

Në mbledhjen e parë të qeverisë së re, Aleksis Tsipras paralajmëroi ministrat e tij për rigorozitet në vlerësimin e punës së tyre, duke ritheksuar se i pret një kapitull i vështirë.

 

Tsipras premtoi ndryshime radikale në politikat, administrativin e vendit dhe shmangien e falimentimit. Ai deklaroi se kabineti i ri, nuk do të sprapset nga angazhimet për rinegociimin e marrëveshjes së ndihmës, e cila shkaktoi për të tretën ditë radhazi rënie në tregjet financiare.

 

“Prioriteti ynë është të negociojmë me partnerët, në kërkim të një zgjidhjeje të drejtë, të zbatueshme, nga e cila do të përfitojmë bashkarish, në mënyrë që vendi të dalë nga rrethi vicioz i recesionit”, tha Tsipras.

 

Prioritet i qeverisë së re do të jetë lufta ndaj klientelizmit, korrupsionit, evazionit fiskal dhe ulja e nivelit rekord te papunësisë. Pasi njoftoi ndalimin e privatizimit të portit të Pireut, qeveria Tsipras tha se do të bllokojë edhe atë të Korporatës Shtetërore të Energjisë dhe shitjen e aseteve shtetërore.

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Rate this article
0