Home | Politics | Donald Tusk: Shengen para kolapsit

Donald Tusk: Shengen para kolapsit

image
Presidenti i Këshillit të Europës, Donald Tusk, ka tërhequr vërejtjen më 12 Nëntor se, marrëveshja e kufijve të hapur në Bashkimin Europian, që njihet edhe si zona Shengen, është para kolapsit si rezultat i krizës së emigrantëve.

Duke folur në samitin BE-Afrikë në Maltë, Tusk tha se “ruajtja e Shengenit është një garë kundër kohës dhe ne jemi të vendosur për ta fituar këtë garë.”

Komentet e tij pasojnë vendimet e Austrisë, Gjermanisë, Hungarisë, Sllovenisë dhe Suedisë, për të rikthyer kontrollin e kufijve dhe për të ngritur gardhe përreth tyre, në përpjekje për të kontrolluar hyrjet në territoret e këtyre vendeve.

Liderët e Bashkimit Europian në samitin e Maltës kanë nisur zyrtarisht formimin e një fondi emergjence për vendet afrikane, me një shumë fillestare prej 1.8 miliardë eurosh, për të luftuar varfërinë dhe konfliktet që po sjellin fluks të madh të emigrantëve në Europë.

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Rate this article
0