Rreziku i vërtetë i luftës siriane...
Rezultatet e ofensivës ruse kanë qenë shumë të rënda për xhihadistët. Shumë media kanë raportuar për qindra xhihadistë të vrarë gjatë bombardimeve.
Nga Giampaolo Rossi*
Në momentin kur rusët konfirmuan se avioni me turistë i rrëzuar në malin Sinai shpërtheu nga bomba e vendosur nga ISIS nisën hakmarrjen ndaj xhihadistëve. Ditët e shkuara një shi predhash ra mbi xhihadistët në Siri, kryesisht në Raqqa, kryeqytetin e Shtetit Islamik.
Më shumë se 100 inkursione ajrore kanë goditur Shtetin Islamik. Për herë të dytë që prej nisjes së bombardimeve Moska përdori raketat Kalibr, raketa që mund të lëshohen nga largësi deri në 1500 kilometra.
Ato mund të godasin objektiva direkt nga anijet detare të Kaspikut. Një armë deri sot e panjohur për NATO-n e cila ka ç’orientuar amerikanët duke parë kapacitetet ruse të paparishukuara.
Rezultatet e ofensivës ruse kanë qenë shumë të rënda për xhihadistët. Shumë media kanë raportuar për qindra xhihadistë të vrarë gjatë bombardimeve.
Ndërkohë që mediat izraelite flasin për më shumë se një mijë të vrarë. Rusia ka shkatërruar edhe shumë rafineri nafte duke u shkaktuar dëme në miliona dollarë xhihadistëve.
Këtu hyn në skenë edhe problemi turk, e cila akuzohet se po kryen trafik ilegal të naftës xhihadiste.
Shumë ekspertë në fakt mendojnë se rrëzimi i avionit rus u bë pas shkatërrimit të kanaleve të kalimit të naftës nga Siria në Turqi.
Avionë iranianë në Siri?
Por çështja siriane duket edhe më komplekse. Në disa revista perëndimore janë publikuar foto që tregojnë dy avionë bombardues iranianë që shoqërojnë avionët rusë në sulmet në Siri. Këto foto janë fakti që edhe Irani ka hyrë tashmë në Siri megjithëse zyrtarisht nuk e kanë pranuar një gjë të tillë.
Monitorimi i Izraelit
Kjo situatë e ka shqetësuar jo pak Izraelit. Për Tel Avivin Irani simbolizon Hezbollahun, armiqtë e përbetuar të Izraelit të financuar nga Teherani.
Ndoshta pikërisht për këtë arsye dy javë më parë aviacioni izraelit ka goditur fort depozitën e armëve të Hezbollahut në veri të Libanit, afër Latakias në Siri ku është edhe baza ruse.
Ky ishte një sinjal ndaj Rusisë duke i thënë të mos përfshihet shumë në marrëdhëniet me Iranin.
Objektivi parësor i Moskës është shkatërrimi i ISIS. Ai i Izraelit është shkatërrimi i Hezbollahut, aleatit të Iranit, dhe zvogëlimi i ndikimit iranian në Lindjen e Mesme.
Interesa të ndryshme që rrezikojnë të krijojnë një qark të shkurtër në kaosin sirian. /Il Giornale
Comments (0 posted)
Post your comment