Home | Politics | Të bëjmë pakt me Djallin!

Të bëjmë pakt me Djallin!

image
Ka ardhur momenti ta lëmë mënjanë mendësinë tonë të Luftës së Ftohtë. Nuk është e vërtetë se çfarë është e mirë për Putinin është automatikisht e keqe për Perëndimin. Që të dy kemi një objektiv të qartë dhe konkret – të eliminojmë rrezikun e Isis-it. Çdo gjë tjetër është dytësore.

 

 

Nga Boris Johnson

 

 

 

Gjatë ditëve të fundit, të rinjtë më kanë ndaluar nëpër rrugë dhe më kanë pyetur me tonë akuzuese: “Oi, Boris, përse votove për luftën?”. Dhe jam përpjekur gjithnjë t’iu shpjegoj se unë nuk votova për luftën dhe se në të vërtetë ka një luftë që po zhvillohet në Siri.

 

Konflikti çnjerëzor ka marrë tashmë jetën e çerek milioni njerëzish. Unë votova për ta ndalur luftën. Unë votova për paqen. “Vërtet?”, thanë ata, “po bombardimet atëherë? Po njerëzit e pafajshëm që do të vdesin? Do t’i përlyeni duart me gjakun e tyre”.

 

Të cilëve iu përgjigjem se jetët e pafajshme po humbasin tani: dhjetëra mijëra njerëz të therur vetëm sepse janë gra, invalidë, apo gei, ose sepse i përkasin rrymës së gabuar të Islamit. Nuk dua që t’i mbaj ata në ndërgjegjen time, dhe nuk dua që këta të sëmurë psiqikë nga Shteti Islamik/Daesh të vazhdojnë të gëzojnë në të ashtuquajturin kalifat të tyre dhe që të lejohen pafundësisht që ta promovojnë fushatën e tyre terroriste.

 

Kur Dhoma e Deputetëve më në fund dha pëlqimin e saj për bombardimet ajrore javën e kaluar, askush nuk gëzoi; askush, as me të dëgjuar. Askush nuk po përqaset me këtë as me shovinizmin apo entuziazmin më të vogël. Ne duam të vazhdojmë me çdo gjë që është rruga më e mirë dhe më e shpejtë për të çuar paqen në Siri. Dhe sikurse e dimë të gjithë, kjo nuk mund të arrihet vetëm duke bombarduar, sepse duhet të mendojnë në mënyrë më krijuese për sa i takon koalicionit që mund të ndërtojmë.

 

Kjo na sjell te Vladimir Putin. Isha në Paris fund-javën e kaluar dhe fytyra e udhëheqësit rus shihte me dinakëri në çdo tabelë. “Poutin”, shkruhej në krye, “Notre nouvel ami”. Shumë francezë mendojnë se ka ardhur momenti që të bëjnë ujdi me mikun e tyre të ri rus – dhe unë mendoj se në vija të përgjithshme kanë të drejtë.

 

Shikoni, unë nuk është se jam ndonjë adhurues i madh i Vlad-it. Është krejt e kundërta. Forcat e mbështetura nga Rusia kanë pushtuar ilegalisht disa pjesë të Ukrainës. Ushtria e autorizuar e Putinit është thuajse me siguri fajtore për vrasjen e pasagjerëve në avionin e Malaysia Airlines që u rrëzua në Ukrainën Lindore. Ai duhet t’u përgigjet pyetjeve për vrasjen e Alexander Litvinenko-s, i helmuar në mënyrë të pamëshirshme në një restorant në Londër. Sa për mbretërinë e tij në Moskë, ai dyshohet se është fija lidhëse e një kleptokracie të gjerë post-sovjetike gangsterësh, dhe thuhet se është njeriu më i pasur në planet. Gazetarët që i kundërvihen qëllohen për vdekje. Rivalët e tij burgosen. Pavarësisht se duket si Dobby the House Elf, ai është një tiran i pamëshirshëm dhe manipulues.

 

Por a do të thotë kjo se është moralisht e pamundur të punohet me të? Nuk jam i sigurt. Duhet të përqëndrohemi tek ajo që synojmë të arrijmë. Qëllimet tona – të paktën ato të shpallura – janë që ta degradojmë dhe ta shkatërrojmë përfundimisht Isis-in si një forcë në Siri dhe Irak. Kjo është e gjitha.

 

Misioni ynë është të eliminojmë një kult të ligë të vdekjes, t’i heqim organizatës së tyre karizmën dhe famën se kontrollon një territor prej 10 milionë banorësh. Ne duhet t’i shporrim nga Palmira, sepse nëse Siria do të ketë një të ardhme atëhere duhet të mbrojmë të kaluarën e saj.

 

Këtë nuk mund ta bëjmë dot pa forcat tokësore. Kemi nevojë për dikë që të garantojë çizmet në terren; dhe duke qenë se nuk do të garantojmë trupa britanike dhe francezët e amerikanët janë gjithashtu ngurrues – nuk mund t’ia dalim dot  nëse tregohemi gërricës me aleatët tanë.

 

Kemi 70,000 trupa të Ushtrisë Çlirimtare të Sirisë (si dhe mjaft grupe të tjera); por kjo shifër mund të jetë e fryrë dhe ata mund të përfshinë disa xhihadistë që ideologjikisht nuk ndryshojnë shumë nga Al Kaeda.

 

Kush është tjetër atje? Përgjigja është e natyrshme. Atje është Assadi dhe ushtria e tij; dhe shenjat e fundit tregojnë se ata po bëjnë disa progrese. Pjesërisht falë bombardimeve ajrore ruse, duket se regjimi po rimerr pjesë të mëdha të Homsit. Milicët e lidhur me Al kaedën po tërhiqen nga disa distrikte të qytetit. A është diçka e keqe kjo? Nuk besoj.

 

Me mbështetje ajrore ruse, regjimi i Assadit ndodhet vetëm disa kilometra larg Palmirës, qytetit të gurtë të monumenteve, ku Isis i preu kokën drejtorit 82-vjeçar, Khaled Al‑Assad, përpara se të niste një orgji të shkatërrimit kulturor.

 

A po mbështes regjimin e Assadit dhe rusët, në ndërmarrjen e tyre të përbashkët për ta rimarrë këtë park të mrekullueshëm arkeologjik? Ju mund të vinit bast se po. Kjo nuk do të thotë se i zë besë Putinit dhe kjo nuk do të thotë se dua ta mbaj Assadin në pushtet pafundësisht. Por nuk mund të marrim dhe të nxjerrim frymë njkohësisht.

 

Hëpërhë, ne jemi në rrezik duke e trajtuar angazhimin tonë si të ishte një lojë e ndërlikuar shahu treshe, në të cilën ne po përpiqemi të neautralizojmë islamistët ndërkohë që njëkohësisht po parandalojmë Putinin që të mos zgjerohet shumë me ushtrinë e tij. Nëse përpiqemi të tregohemi tepër të mençur, do të përfundojmë pa arritur asgjë.

 

Ka ardhur momenti ta lëmë mënjanë mendësinë tonë të Luftës së Ftohtë. Nuk është e vërtetë se çfarë është e mirë për Putinin është automatikisht e keqe për Perëndimin. Që të dy kemi një objektiv të qartë dhe konkret – të eliminojmë rrezikun e Isis-it. Çdo gjë tjetër është dytësore.

 

Mendo pak gjetkë ata avionë mbi Siri – disa pro regjimit të Assadit, disa kundër tij, disa kundër Isis, disa kundër rebelëve që s’janë të Isis. Është absurde. Shpresa më e mirë për ta hequr qafe Isis-in është një marrëveshje ndërmjet të gjitha palëve – Amerikës, Rusisë, Francës, Britanisë, Turqisë, Arabisë Saudite dhe të tjerëve – për të vendosur së bashku një afat për Assadin që të tërhiqet si dhe një plan për një qeveri të re në Siri.

 

Të gjithë në Paris javën e kaluar ishin dakord me një shprehje të Sir Winston Churchill. Kur Hitletri pushtoi Bashkimin Sovjetik, Churchill vendosi ta ndryshonte urrejtjenh e tij të përjetshme për komunizmin. “Nëse Hitleri pushton Ferrin”, tha Churchill më 1941, “Do të them të paktën një fjalë të mirë për Djallin në Dhomën e Deputetëve”. Dhe sikurse parashikoi ai, ishin rusët ata që na dhanë ndihmën më të madhe për ta fituar luftën./Telegraph

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Rate this article
0