Përse po i largohet Perëndimit Polonia?
Gjatë fushatës së fundit elektorale në Poloni, një pyetje konstante e ngritur nga ekspertët dhe politikanët nuk ka qenë nëse vendi do të ndreqet, por nëse do të përkeqësohet apo jo?
Nga Ivan Krastev *
Gjatë fushatës së fundit elektorale në Poloni, një pyetje konstante e ngritur nga ekspertët dhe politikanët nuk ka qenë nëse vendi do të ndreqet, por nëse do të përkeqësohet apo jo?
A do të shkojë partia konservatore për Ligj dhe Drejtësi, që jepej nga sondazhet si fituesja e sigurt, në rrugën e autoritarizmit në ngritje të Hungarisë së Viktor Orbanit, apo do të qëndrojë më pranë qendrës? Duke parë fokusin nacionalist, anti-liberal të platformës elektorale, ngrihet pyetja: a do të ndryshojnë kurs institucionet e konsoliduara liberale të Polonisë? Partia për Ligj dhe Drejtësi fitoi në mënyrë bindëse dhe pas vetëm tre javësh e kemi përgjigjen: një po të dhimbshme.
Qeveria e re ka përpiluar tre ndryshime të mëdha. Njeriu i zgjedhur për të mbikëqyrur agjencitë policore dhe të inteligjencës është një militant partiak i cili u dënua tre vjet me kusht për shpërdorim detyre në rolin e tij të mëparshëm si kreu i zyrës së anti-korrupsionit, çka dëshmon se ndershmëria politike është mbi ligjin.
Qeveria ka hequr flamujt e Bashkimit Europian nga tryezat zyrtare të konferencave për shtyp, duke treguar se e sheh interesin kombëtar polak si në kundërshtim me vlerat evropiane.
Dhe ka dobësuar ndarjen e pushteteve në vend duke rrëzuar emërimet e mëparshme të Parlamentit për Gjykatën Kushtetuese – dhe në vend të kësaj ka vendosur kandidaturat e veta, duke shkaktuar një krizë kushtetuese.
Përse Polonia, që merrej si shembull i suksesit post-komunist dhe që është ekonomia me performancën më të mirë në Europë gjatë dekadës së fundit, papritur ka marrë një kthesë joliberale? Përse, pavarësisht mosbesimit të thellë të publikut ndaj politikanëve, njerëzit janë gati të zgjedhin parti që janë të pritura të shpërbëjnë çdo kufizim të pushtetit të qeverisë?
Njëra arsye është se partia Për Ligj Dhe Drejtësi vuri bast te një demokraci liberale sepse ajo pati sukses në Hungari. Modeli i Orbanit që e përbuz Bashkimin Europian, ndërkohë që merr miliarda euro ndihmë, ka funksionuar. Ashtu sikurse ka funksionuar edhe përpjekja e Z. Orban për ta konsoliduar pushtetin duke dejonizuar kundërshtarët e tij politikë. Ekonomia e Hungarisë nuk ka falimentuar sikurse kishin parashikuar kritikët dhe as partia e Z. Orban nuk humbi në balotazhe.
Sigurisht, sa më shumë vende ta ndjekin hapin e Z. Orban, aq më pak i suksesshëm do të bëhet modeli i tij: Në një pikë të caktuar nuk do të ketë më një bashkim Europian për të akuzuar. Në të vërtetë, udha e Polonisë mund të sjellë një shkëputje nga Europa Perëndimore; ndërkohë, në Paris dhe Berlin po thuhet se ishte një gabim që iu dha prurjeve të reja nga Lindja të njëjtin pushtet brenda Bashkimit Europian me anëtarët themelues të eurozonës.
Por pyetja kryesor është përse polakët votuan për një parti që ka precedentë të trishtë qeverisjeje. Pasi Ligj dhe Drejtësi erdhi në pushtet më 2005, mbështetja e ndaj saj ra në mënyrë drastike aq sa u detyrua që të shkonte në zgjedhje të parakohshme pas dy vjetësh dhe humbi.
Përgjigja është e thjeshtë dhe është një version i asaj që po shohim përreth Europës. Edhe një parti historikisht jopopullore si Ligj dhe Drejtësi mund të fitojë këto ditë duke konkurruar jo thjesht kundër së majtës, por kundër demokracisë liberale. Kjo është e qartë nga armiqësia e saj ndaj institucioneve të pavarura si gjykatat, banka qendrore dhe mediat.
Këto parti populiste dhe radikale nuk janë vetëm parti; ato janë lëvizje kushtetuese Ato i premtojnë votuesve atë që demokracitë liberale nuk mund ta bëjnë: një ndjesifitoreje ku shumicat – jo vetëm shumicat politike, por edhe ato etnike dhe fetare – mund të bëjnë ç’farë të duan.
Rritja e këtyre partive është simptomë e shpërthimit të shumicave të kërcënuara si një forcë në politikat evropiane. Ato akuzojnë humbjen e kontrollit mbi jetët e tyre, realisht ose në mënyrë imagjinare, për një komplot mes elitave kozmopolite dhe emigrantëve tribalë. Ata i akuzojnë idetë liberale dhe institucionet se po dobësojnë vullnetin nacional dhe po rrezikojnë unitetin kombëtar. Ata janë të prirur ta shohin si kompromis korrupsionin dhe zellin si bindje.
Ajo që i indinjon më shumë shumicat është se ndërsa besojnë se kanë të drejtë të qeverisin (ato janë shumica tekefundit), ata s’mund ta thonë asnjëherë fjalën e fundit. Dhe kështu që janë gati të fajësojnë ndarjen e pushteteve dhe parimet e tjera të paleverdishme të demokracisë liberale për frustrimet e tyre – dhe përqafojnë menjëherë parti si ajo për Ligj dhe Drejtësi që kandidojnë kundër këtyre parimeve.
Në punimin e fundit me titull “The Political Economy of Liberal Democracy,” ekonomistët Sharun Mukand dhe Dani Rodrik argumentojnë se çështja nuk është se ka kaq pak demokraci liberale, por përse ekzistojnë demokracitë liberale. Në raston më të mirë, kjo ëhstë një gjeagjezë. Dhe ndoshta Polonia do të bëjë gjënë e duhur dhe do t’i përzëjë sërish paqs dy vjetësh uzurpuesit. Ose ndoshta enigma e demokracisë liberale do të rreshti së qeni një gjeagjezë dhe do të kthehet në çështje ekzistenciale për Europën.
* Ivan Krastev është kreu i Center for Liberal Strategies në Sofie, Bullgari, anëtar i përhershëm i Institute for Human Sciences i Vienës dhe opinionist.
Comments (0 posted)
Post your comment