Bumi i Obamës
Ekonomia e Obamës jep një leksion të fuqishëm aktual. Nga një pikëpamje konservatore, Z. Obama bëri gjithçka gabim, duke prekur të rehatuarit (lehtësisht) dhe duke rehatuar (gjerësisht) të pikëlluarit dhe asgjë nuk ndodhi.
Nga Paul Krugman
A iu kujtohet “Bumi i Bushit”? Mbase jo. Sidoqoftë, administrata e Bushit e nisi punën e saj në recesion, që u shoqërua me një “rimëkëmbje të papunësisë” në shkallë të gjerë. Dhe brenda verës së 2003-shit, ekonomia nisi të krijojë sërish vende pune. Ritmi i krijimit të vendeve të punës nuk ishte ndonjë gjë e veçantë për standardet historike, por konservatorët këmbëngulën se përfitimet e punës pas depresionit përbënin një triumf të madh, një përligjje e uljes së taksave nga Bushi.
Kështu që çfarë mund të themi për rekordin e punësimeve të Obamës? Punësimi i sektorit privat – shifrat e rëndësishme, sikurse do të shpjegoj – prekën pikën më të ulët në shkurt të 2010-s. Që prej atëhere, kemi hapur 14 milionë vende pune, një shifër që më trembi edhe mua, rreth dyfishi u numrit të vendeve të punës të krijuara gjatë të pretendiariot bum të Bushit përpara se ajo të kthehej në Depresionin e Madh. Nëse ai ishte një bum, ky zgjerim, i pasqyruar nga raporti shumë i mirë i muajit të kaluar, e tejkalon atë me një marzh të gjerë.
A meriton kredite Presidenti Obama për këto arritje? Jo. Në përgjithësi, presidentët dhe politikat e tyre kanë shumë më pak rëndësi për përformancën e ekonomisë se sa mund të mendojë shumëkush. Periudhat e krizës përbëjnë përjashtim, dhe plani i stimujve të Obamës i ndërmarrë më 2009 bëri një ndryshim të madh pozitiv. Por ata stimuj u venitën shpejt pas 2010-s dhe kanë fare pak të bëjnë me situatën aktuale ekonomike.
Gjithsesi, puna është se politikanët dhe studiuesit, sidomos të së djathtës, këmbëngulin në mënyrë konstante se politikat presidenciale kanë shumë rëndësi. Dhe Z. Obama, në mënyrë të veçantë, është sulmuar në çdo fazë të presidencës së tij për politikat që kritikët e tij thonë se “i vrasin vendet e punës” – ish folësi i Dhomës së deputetëve, John Boehner, dikur e përdori këtë fjali shtatë herë në më pak se 14 minuta. Kështu që fakti që rekordi i Obamës me punësimet është aq i mirë sa duket, fletë qartë për vlefshmërinë e këtyre akuzave.
Çfarë bëri Z. Obama që mund t’i virste vendet e punës? Shumë gjëra, në të vërtetë. Ai nënshkroi më 2010 reformën financiare Dodd-Frank, të cilën kritikët pretendonin se do ta shtypte punësimin duke i bërë që të vdesin urie bizneset e kapitalit. Ai rriti taksat për të ardhurat e larta, sidomos në nivelet më të larta, ku përqindjet mesatare të taksave janë rritur me 6,5 përqind pas 2012-s, një hap që kritikët mendojnë se do t’i shkatërrojë incentivat. Dhe aui ndërmori një reformë shëndetësore që hyri në fuqi të plotë më 2014, ndërmjet pretendimeve se ajo do të kishte efekte katastrofike te punësimi.
Ende asnjë prej këtyre parashikimeve të tmerrshme për pasojat e politikave nuk është materializuar. Nuk është vetëm se krijimi i vendeve të punës në sektorin privat në tërësi – për të cilin supozohej se Z. Obama po e vriste – ka qenë i fortë. Shqyrtimet më të detajuara të tregut të punës gjithashtu nuk shfaqin ansjë provë për pasojat e parashikuara të sëmundjes. Për shembull, nuk ka ansjë provë se Obamacare çoi drejt një trendi nga puna me kohë të plotë, te ajo me kohë të pjesshme, dhe ansjë provë që zgjerimi i Medicaid të ketë çuar drejt një pakësimi të madh të kerkësës për punë.
Pra çfarë nxjerrim nga ky mësim mbreslënës i dështimit për të dështuar? Se ortodoksia ekonomike konservatore që mizotëron në Partinë Republikane, është shumë, shumë e gabuar.
Ekonomia e Obamës jep një leksion të fuqishëm aktual. Nga një pikëpamje konservatore, Z. Obama bëri gjithçka gabim, duke prekur të rehatuarit (lehtësisht) dhe duke rehatuar (gjerësisht) të pikëlluarit dhe asgjë nuk ndodhi. Madje del se ajo i ka bërë mirë shoqërisë tonë në tërësi./ Tne New York Times
Comments (0 posted)
Post your comment